Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 May 2026
Vizion fokus

“Opozita, katastrofë ambulante”, Rama: Zgjedhjet vendore të rëndësishme, por...

“Hapat e fundit do jenë më të vështira”, Rama:...

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në muajin...

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të...

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, ofron garanci pasurore...

Pesë të plagosur nga sulmi rus në Ukrainë

Aksident me vdekje në Durrës

Shpërthim me tritol në Laç! Vendoset lënda plasëse në...

“EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për modernizimin e...

Hapja e dosjeve/ Alibeaj: E gjithë klasa politike duhet të jetë kokëulur para atyre që kanë vuajtur gjatë komunizmit

20 Tetor 21:18

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj nga Foltorja e Kuvendit ka folur sërish për hapjen e dosjeve të ish sigurimit.

 

Ai tha se do duhet të gjejë kurajo gjithsecili që nuk është i kapur.

 

Sipas Alibeajt, e gjithë klasa politike sot duhet të jetë kokëulur para të burgosurve, atyre që kanë vuajtur, por edhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e regjimit komunist.

 

“Asgjë triumfaliste nuk ka në diskutimin e kësaj çështje. Nuk do bëj asnjë falënderim, madje unë vetëm jam kokulur në arritjen nëse do të arrihet hapja e dosjeve. Klasa politike sot duhet të jetë kokë ulur 31 pas rënies së diktaturës. Duhet të jetë kokë ulur para të burgosurve dhe atyre që kanë vdekur në burgjet e komunizmit.

 

Secili prej nesh duhet të bëjë një gjë, të heshtë dhe të ulë kokën. Hapje e plotë e dosjeve për këdo dhe pa asnjë kusht nuk është vetëm simbolizmi i ndarjes me diktaturën, por edhe me tranzicionin.

 

Historia është ajo që nesër duhet të na falenderojë. Nuk bëhet vetëm hapja e dosjeve për të parë kush kanë qenë bashkëpunëtorët e sigurimit, por për të parë kush kanë qenë punëtorët, prokurorët, gjyqtarët, ekspertët dhe gardianë burgjesh që vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kanë pasur në bukën e tyre të përditshme. Do të duhet të gjejmë kurajën për të gjetur kush nuk është i kapur dhe kush nuk ka skelete në dollap.

 

Në 2022 vendi i cili kërkon integrimin në Evropë do duhet ta kishte bërë të parën. Është fillimi i një procesi purifikues të kësaj shoqërie. Ne do duhet ta shohim cullak si ka qenë e shkuara e afërt e këtij vendi për të kuptuar se cilat ishin shkaqet e kësaj ngjarjeje që jemi sot. Çdo gjë që ka ndodhur në 50 vite diktaturë dhe 30 vite tranzicion. Litarë në këmbët e kësaj shoqërie dhe nuk e lë të shkojë përpara.

 

Asnjë lloj triumfalizmi nuk ka. Besoj se historia do të jetë ajo që do të na vlerësojë nesër. Na falni shqiptarë, ju që keni vuajtur, ju që nuk gjeni eshtrat, ju që keni hequr të zitë e ullirit nga punëtorë dhe bashkëpunëtorë të sigurimit që kaq vonë u kujtuan për ju. Ndjesë!“, tha ai.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Alibeaj hapja e dosjeve

Nga e njëjta kategori

“Opozita, katastrofë ambulante”, Rama: Zgjedhjet vendore të rëndësishme, por nuk vënë në pikëpyetje shumicën tonë me 83 mandate

më shumë...

“Hapat e fundit do jenë më të vështira”, Rama: Jemi më afër se kurrë anëtarësimit në BE

më shumë...

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në muajin shkurt në Sarandë, shpallen në kërkim dy autorët (EMRAT)

më shumë...

Masa të reja kundër duhanit? Ekspertët: Të zbatohet ligji aktual, duhet më shumë edukim tek të rinjtë 

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:16

“Opozita, katastrofë ambulante”, Rama: Zgjedhjet vendore të...

1:03

“Hapat e fundit do jenë më të...

12:30

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar...

12:28

Masa të reja kundër duhanit? Ekspertët: Të...

12:18

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në...

12:00

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka...

11:54

“8 vite me atë që mbaj kanë...

11:18

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, ofron...

11:04

Pesë të plagosur nga sulmi rus në...

10:42

Aksident me vdekje në Durrës

10:33

Protesta e PD, procedohen 6 persona, mes...

10:29

Shpërthim me tritol në Laç! Vendoset lënda...

9:53

“EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për...

9:39

Raporti i Komisionit Europian, Rama: Negociatat kanë...

9:22

6 përfitime shëndetësore të lëngjeve nga fruta-perimet...

9:08

Putin: Lufta po i afrohet fundit! I...

8:45

Vijon konflikti Hezbollah-Izrael, nëntë të vrarë nga...

8:42

Parashikimi i motit për sot, sa do...

8:20

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Maj...

10:58

Mijëra nxënës shkollash në Gjermani protestojnë kundër...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me t...
  • I lidhur me Vanesën, por plane për të ardhmen më një tjetër...
  • Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata e papritur e menax...
  • Astrologu: Këto 3 shenja horoskopi do ta kenë jetën më të le...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.