Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 April 2026
Vizion fokus

Denoncimi tek drejtori i Policisë së Shtetit godet një...

Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë, Rama: Tronditëse!...

Siguria ushqimore, Rama: Përafrim me standardet e BE-së për...

Paketa e Maleve, Rama apel qytetarëve: Hapni derën e...

Forumi i Delfit në Greqi, Rama: Mitsotakis ka vullnet...

“Synoja të qëlloja zyrtarët e administratës së Trump”, zbardhet...

FOTO/ Ishte armatosur rëndë, identifikohet autori i sulmit në...

Përsëritet historia, sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë...

VIDEO/ Trump publikon pamjet nga sulmi në Shtëpinë e...

Babai mjek në burgun e Lezhës, vajza studente e...

Sanksionet e reja/ As Ballkani nuk do të mund të importojë naftë ruse

5 Tetor 20:30

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar në parim për paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila përfshin edhe ndalimin e importit të disa prodhimeve të këtij shteti dhe vendosjen e një çmimi tavan për naftën e papërpunuar ruse që transportohet në vendet e treta.

 

Risi në paketën e re është se edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të lejohen të importojnë naftë të papërpunuar ruse.

 

Në BE thanë se në muajin dhjetor do të ndalohet në tërësi importi i naftës së papërpunuar nga Rusia, që transportohet përmes detit.

 

Në kuadër të sanksioneve të reja është edhe ndalimi i dhënies së shërbimeve nga ekspertët e BE-së për Qeverinë ruse apo ndërmarrjet ruse.

 

Më herët gjatë javës së kaluar, në propozimin për të cilin diskutuan përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së ishte edhe pika ku thuhej se “duhet parashikuar që, për shkak të sigurisë energjetike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të mundësohet transiti i naftës së papërpunuar ruse përmes territorit të Kroacisë për në Ballkanin Perëndimor, me kusht që sasitë të jenë të ngjashme me ato që ishin para krizës energjetike”.

 

Por, burimet diplomatike në Bruksel thanë se kjo pikë tashmë është hequr për shkak të Serbisë e cila është importuesja më e madhe e naftës së papërpunuar ruse. Serbia e merr naftën ruse nga naftësjellësi JNAF, që gjendet në bregdetin kroat.

 

“Disa vende anëtare nuk kanë dashur që Serbia të shpërblehet për qëndrimet e saj rreth krizës në Rusi dhe për mospërshtatje me qëndrimet dhe sanksionet që BE-ja ka vendosur ndaj Rusisë”, tha një diplomat.

Ndërkaq, burimet diplomatike thanë se “ekspertët e BE-së, pas një analize të thellë, kanë ardhur në përfundim se ka mjaft burime të tjera të naftës nga ku mund të importohet nafta e papërpunuar, prandaj nuk ka nevojë për përjashtim nga sanksionet”.

 

Serbia ka mbështetur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë luftën që Rusia nisi në shkurt kundër Ukrainës. Por, Beogradi ka refuzuar t’i vendosë sanksione Moskës.

 

BE-ja vazhdimisht i ka kërkuar Serbisë që të mbështesë sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Por, deri më tani, BE-ja i ka lejuar Serbisë vazhdimin e kalimit të naftës ruse përmes territorit të BE-së për shkak të sigurisë energjetike në rajon. Por, sipas draft-dokumentit për paketën e re të sanksioneve, kjo mundësi nuk është e paraparë për të ardhmen./ REL

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret
Tagged:
Ballkan Importe naftë ruse Ukraine

Nga e njëjta kategori

Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë, Rama: Tronditëse! I lehtësuar që të pranishmit janë mirë

më shumë...

Forumi i Delfit në Greqi, Rama: Mitsotakis ka vullnet për adresimin e çështjeve të mbartura

më shumë...

“Synoja të qëlloja zyrtarët e administratës së Trump”, zbardhet dëshmia e autorit të sulmit në Shtëpinë e Bardhë

më shumë...

FOTO/ Ishte armatosur rëndë, identifikohet autori i sulmit në eventin ku ndodhej presidenti Trump

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:55

Denoncimi tek drejtori i Policisë së Shtetit...

10:32

Digjet gjatë natës automjeti i gazetarit në...

10:21

Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë,...

10:17

Siguria ushqimore, Rama: Përafrim me standardet e...

10:05

Paketa e Maleve, Rama apel qytetarëve: Hapni...

9:55

Forumi i Delfit në Greqi, Rama: Mitsotakis...

9:51

“Synoja të qëlloja zyrtarët e administratës së...

9:21

FOTO/ Ishte armatosur rëndë, identifikohet autori i...

8:55

Përsëritet historia, sulmi me armë në Shtëpinë...

8:51

VIDEO/ Trump publikon pamjet nga sulmi në...

8:46

Babai mjek në burgun e Lezhës, vajza...

8:31

Sulmi me armë në darkën e Shtëpisë...

8:27

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Prill...

7:58

Aksident tragjik në Lezhë, makina përfundon në...

7:53

Aksidentohet çifti i bashkëshortëve në Elbasan, humb...

10:38

Ushqimet që duhet të konsumoni para se...

10:16

Google, do të investojë 40 miliardë dollarë...

9:56

Aksident dramatik në Spanjë, 4 të plagosur...

9:46

Netanyahu urdhëron sulm ndaj Hezbollahut në Liban

9:22

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia

Më të klikuarat

  • “Çfarë ka Malbora me burrin e Sarës?”, Deklarata...
  • Katër shenjat e Horoskopit që do kenë lajme të mëdha deri në...
  • Moza për herë të parë në sfidë dhe del e para! Kush janë dy...
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve...
  • Babai mjek në burgun e Lezhës, vajza studente e mjekësisë, k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.