Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 April 2026
Vizion fokus

Araghchi: Irani do të marrë vendim në lidhje me...

VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ervin...

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i plagosur

E rëndë! U godit me gur nga motra gjatë...

Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës!...

Dyshohet se trafikoi 240 kg lëndë narkotike, policia jep...

Arrestohet në Brazil i shumëkërkuari Ervin Mata

Ish-zyrtari amerikan: Propozimi i Iranit për paqe nuk bind...

Mbledhja e përbashkët e qeverisë dhe grupit parlamentar të...

Aksident në aksin Vlorë-Llogara, një i plagosur

Masakra e Srebrenicës/ Basha: Sot është koha për të parë të vërtetën në sy…

11 Korrik 14:24

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar sot 27-vjetorin e Gjenocidit të Srebreniës.

 

 

Me anë të një postimi në Facebook, Bashashkruan se pa dënuar të gjithë autorët e masakrës ku u vranë civilë të pafajshëm në Bosnjë dhe Kosovë, nuk mund të ketë drejtësi.

 

Ai ka bërë thirrje se Shqipëria duhet të gjejë guximin për të miratuar edhe rezolutën për genocidin serb në Kosovë.

 

 

“Pa dënuar të gjithë kriminelët që vranë e masakruan civilë të pafajshëm në Bosnjë dhe Kosovë, nuk mund të ketë drejtësi.

Sot ndajmë dhimbjen me gratë, nënat boshnjake që humbën më të dashurit e tyre në masakrën më mizore që ka njohur Europa pas Luftës II Botërore.

Shovinizmi serb vrau dhe masakroi mbi 8 mijë burra dhe djem. Por ato mbijetuan, mbi dhimbjen, ndërtuan të ardhmen, rritën fëmijët e tyre dhe sot i dëshmojnë botës modelin e jashtëzakonshëm të forcës, tolerancës e mirëkuptimit të një gruaje.

Zhvillimet e fundit në rajonin tonë dëshmojnë se krimet e padënuara përbëjnë bazë që ato të përsëriten.

Të mohosh genocidin në Bosnjë dhe në Kosovë tregon se nuk je ndarë nga e kaluara, por i përket asaj, nuk kërkon bashkëjetesë por vazhdimin e konfliktit të ngrirë, duke mbrojtur të shkuarën e përgjakshme, mbetesh peng i saj dhe nuk sheh dot drejt së ardhmes.

Vetëm duke u përballur plotësisht me të kaluarën, qytetarët e Rajonit tonë mund të arrijnë pajtime të vërteta, pajtime të qëndrueshme.

E ndërsa Shqipëria u rreshtua krah vendeve që dënuan genocidin në Bosnjë, sot është koha të gjejmë forcën, guximin dhe pavarësinë për të miratuar edhe rezolutën për genocidin serb në Kosovë.

Sot është koha për të parë të vërtetën në sy, jo për të mbetur pengje të së shkuarës së dhimbshme, por për t’i hapur rrugën të ardhmes”, shkruan Basha.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Basha e verteta Masakra Rezolutë srebenice

Nga e njëjta kategori

“Ndjej shumë për Indrin”, Vanesa: E kam të çmuar! Aktori: Marrëdhënia jonë është bio

më shumë...

Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen jashtë, çfarë vendimi merr Fabjola

më shumë...

Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë jetën, Ervini: Historia jonë është sukses, jo viktimizim

më shumë...

“Je fëminore, shko në kopsht bashkë me fëmijët e tu”/ Debat i fortë mes Sarës dhe Mozës, fermerja “shpërthen” në lot

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:01

“Ndjej shumë për Indrin”, Vanesa: E kam...

12:20

“Dashuria e ndaluar” e Olës dhe Adit,...

12:00

Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen...

11:43

Ervini dhe Dj Bujaka në nominim kokë...

11:36

Dj Bujaka tregon historinë e njohjes me...

10:39

Disa mënyra për ta marrë magnezin pa...

10:33

Një plumb “qorr” në ’97 i la...

10:23

Raundi i parë për Presidentin në Kosovë,...

10:18

“Më ke prekur familjen”, vijojnë debatet në...

10:09

“Je fëminore, shko në kopsht bashkë me...

10:06

Araghchi: Irani do të marrë vendim në...

9:43

Larja e lopës “mollë sherri” në Ferma...

9:42

VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit...

9:30

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

9:23

Pas tërheqjes së Konjufcës dhe Kollçakut, VV...

9:13

E rëndë! U godit me gur nga...

9:06

Eliminime dhe surpriza! Nis Ferma VIP 3...

8:48

Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku...

8:37

Dyshohet se trafikoi 240 kg lëndë narkotike,...

8:32

Arrestohet në Brazil i shumëkërkuari Ervin Mata

Më të klikuarat

  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • FOTO/ Mori hakun e babait pas 10 vitesh, ky është djali i Ge...
  • Urani te Binjakët sjell transformim për 7 vitet e ardhshme!...
  • Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e atentatit në...
  • Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.