Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 April 2026
Vizion fokus

Araghchi: Irani do të marrë vendim në lidhje me...

VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ervin...

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i plagosur

E rëndë! U godit me gur nga motra gjatë...

Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës!...

Dyshohet se trafikoi 240 kg lëndë narkotike, policia jep...

Arrestohet në Brazil i shumëkërkuari Ervin Mata

Ish-zyrtari amerikan: Propozimi i Iranit për paqe nuk bind...

Mbledhja e përbashkët e qeverisë dhe grupit parlamentar të...

Aksident në aksin Vlorë-Llogara, një i plagosur

“27 vite dhimbje e mall nga gjenocidi i Srebrenicës”/ Kurti: Hapi i parë i përsëritjes është mohimi

11 Korrik 10:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka drejtuar një mesazh të fortë në 27-vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shkruan se ajo çfarë ka ndodhur në Srebrenicë para 27 viteve nuk është asgjë më pak se gjenocid.

 

 

“Kur Raphael Lemkin në librin e tij “Axis Rule in Occupied Europe” kishte përdorur termin GJENOCID për herë të parë, dyshoj të ketë konsideruar mundësinë e diskrepancës mes aspektit teorik dhe praktik të termit.

Dyshoj shumë që kur Lemkin ka folur për gjenocidin, të ketë menduar që dikush në shekullin 21 do të arrijë të ndërtojë një narrativë të tërë diskutimi bazuar në mohimin e gjenocidit.

Gjenocidi si fjalë nuk është zbuluar për t’u mohuar. Por për të potencuar egërsinë dhe johumanitetin e krimeve që shkojnë përtej asaj që termet si krime lufte e krime kundër njerëzimit përfshijnë.

Ende sot, gjenocidi nënkupton ndërmarrjen e veprimeve me qëllim të shkatërrimit (të plotë ose të pjesshëm) të grupeve në aspektin kombëtar, etnik, racor ose fetar.

E çka ka ndodhur në Srebrenicë para 27 viteve nuk është asgjë më pak se gjenocid. Asgjë më pak se shënjestrim i qëllimshëm i viktimave për shkak të ekzistencës së tyre.”-shkruan Kurti.

 

Më tej, ai thekson se dëmi i shkaktuar nga gjenocidi i Srebrenicës është i shumëfishtë, ndërsa shton se kur organet që do të duhej të dilnin e të kërkonin falje me përulje, dalin e paturpësisht mohojnë ekzistencën e gjenocidit.

 

 

“Ai shkon përtej 8.273 burrave dhe djemve të vrarë. Përtej 30 mijë fëmijëve e pleqve të abuzuar e të shpërngulur me dhunë. Dëmi i shkaktuar transferohet secilin vit te dhimbja e nënave. Lotët e motrave. Traumat e përjetuara. Vuajtjet e pakontrolluara.

Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet. Por ai mund të njihet duke u pranuar. E në kohën kur jetojmë ne, viktimave u vendoset kripë në plagë secilën ditë kur gjenocidi i Srebrenicës mohohet paturpshëm nga Serbia.

Kur roli i atij agresioni të tmerrshëm minimizohet deri në pafundësi.

Kur organet që do të duhej të dilnin e të kërkonin falje me përulje, dalin e paturpësisht mohojnë ekzistencën e gjenocidit.

Në kohëra si këto, duhet të kujtojmë që hapi i parë i përsëritjes së gjenocidit është mohimi. Andaj duhet të jemi të vëmendshëm e të zëshëm në përkujtimin tonë dhe kërkesat tona për njohje dhe përulësi ndaj një prej gjenocideve më makabre të ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore.”-përfundon postimin e tij Albin Kurti.

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Gjenocid kurti Mesazh srebenice viktima

Nga e njëjta kategori

“Ndjej shumë për Indrin”, Vanesa: E kam të çmuar! Aktori: Marrëdhënia jonë është bio

më shumë...

Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen jashtë, çfarë vendimi merr Fabjola

më shumë...

Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë jetën, Ervini: Historia jonë është sukses, jo viktimizim

më shumë...

“Je fëminore, shko në kopsht bashkë me fëmijët e tu”/ Debat i fortë mes Sarës dhe Mozës, fermerja “shpërthen” në lot

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:01

“Ndjej shumë për Indrin”, Vanesa: E kam...

12:20

“Dashuria e ndaluar” e Olës dhe Adit,...

12:00

Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen...

11:43

Ervini dhe Dj Bujaka në nominim kokë...

11:36

Dj Bujaka tregon historinë e njohjes me...

10:39

Disa mënyra për ta marrë magnezin pa...

10:33

Një plumb “qorr” në ’97 i la...

10:23

Raundi i parë për Presidentin në Kosovë,...

10:18

“Më ke prekur familjen”, vijojnë debatet në...

10:09

“Je fëminore, shko në kopsht bashkë me...

10:06

Araghchi: Irani do të marrë vendim në...

9:43

Larja e lopës “mollë sherri” në Ferma...

9:42

VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit...

9:30

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

9:23

Pas tërheqjes së Konjufcës dhe Kollçakut, VV...

9:13

E rëndë! U godit me gur nga...

9:06

Eliminime dhe surpriza! Nis Ferma VIP 3...

8:48

Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku...

8:37

Dyshohet se trafikoi 240 kg lëndë narkotike,...

8:32

Arrestohet në Brazil i shumëkërkuari Ervin Mata

Më të klikuarat

  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • FOTO/ Mori hakun e babait pas 10 vitesh, ky është djali i Ge...
  • Urani te Binjakët sjell transformim për 7 vitet e ardhshme!...
  • Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e atentatit në...
  • Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.