Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 May 2026
Vizion fokus

Tensione dhe përplasje para sfidës AF Elbasani- KF Tirana,...

Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përgjigje...

164 milionë euro nga plani i rritjes, Çano: Shqipëria,...

Berisha: Integrimi është bllokuar, Rama është përgjegjës pasi po...

Mickoski nderon dëshmorët, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në...

“Opozita, katastrofë ambulante”, Rama: Zgjedhjet vendore të rëndësishme, por...

“Hapat e fundit do jenë më të vështira”, Rama:...

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në muajin...

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të...

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas

FMN përgjysmon parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2022, më e ulëta në rajon

19 Prill 15:47

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në dritën e zhvillimeve të reja pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, ka ulur ndjeshëm pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, me më shumë sesa përgjysmim.

 

Në raportin e prillit të “Pasqyrës Ekonomike Globale”, të sapopublikuar, FMN parashikon që ekonomia shqiptare do të rritet ketë vit me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor. Ky ngadalësim vjen pasi në vitin 2021, ekonomia vendase u rrit me 8.5%, pas rënies me 3.5% në vitin 2020, kur ekonomia vuajti pasojat e pandemisë. Ritmet e rritjes pritet të jenë të ulëta edhe në vitin 2023, me 2.8% dhe do të përshpejtohet lehtë në 3.4% deri në vitin 2027.

 

Vendi ynë vlerësohet se do të ketë rritjen më të ulët në rajon. Për Malin e Zi vlerësimi është 3.8, për Bosnjë Hercegovinën 2.4%, për Kosovën 2.8%. Maqedonia e Veriut pritet të ketë një rritje prej 3.2%. Më pak pritet ta ndiejë luftën Serbia, që vlerësohet se do të zgjerohet me 3.5% këtë vit dhe do të përshpejtohet në 4% vitet në vijim.

 

Të gjitha institucionet ndërkombëtare kanë rishikuar në ulje javët e fundit pritshmërite për rritjen ekonomike të vendit, për shkak të efekteve që po jep në ekonominë globale lufta e Rusisë ndaj Ukrainës. Por, FMN deri tani është më pesimistja. Ulja e parashikimit të FMN-së lidhet me luftën dhe ndikimin e saj në partnerët kryesorë të vendit (si Italia) si dhe situatën energjetike.

 

Sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.3% në vitin 2022, duke u ulur me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksionin e muajit nëntor.

 

Banka Botërore në raportin e fundit ”Lufta në Rajon” për Europën Qendrore dhe Azinë pret tashmë që ekonomia vendase të rritet me 3.2 për qind, ose 0.6 pikë përqindje më pak se raporti i mëparshëm. Edhe për vitin 2023, ekonomia pritet të rritet me 3.4%, ose 0.3 pikë përqindje më pak se vlerësimi i mëparshëm.

 

Ulet pritshmëria për rritjen globale

 

Sipas perspektivës Ekonomke Globale të prillit të FMN-së, të titulluar, “Lufta frenon rimëkëmbjen ekonomike”, perspektivat ekonomike globale janë përkeqësuar ndjeshëm që nga parashikimi i fundit në janar. Në atë kohë, FMN parashikonte që rimëkëmbja globale të forcohej nga tremujori i dytë i këtij viti pas një ndikimi jetëshkurtër të variantit Omicron. Që nga ajo kohë, perspektiva është përkeqësuar, kryesisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës – duke shkaktuar një krizë tragjike humanitare në Europën Lindore – dhe sanksioneve që synojnë të bëjnë presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund konflikteve.

 

Përtej ndikimeve të menjëhershme humanitare, lufta do të frenojë rëndë rimëkëmbjen globale, duke ngadalësuar rritjen dhe duke rritur inflacionin edhe më tej. Raporti parashikon që rritja globale të jetë në 3.6 për qind në 2022 dhe 2023, përkatësisht 0.8 dhe 0.2 pikë përqindjeje më e ulët se në parashikimin e janarit. Ulja e vlerësimit reflekton kryesisht ndikimet e drejtpërdrejta të luftës në Rusi dhe Ukrainë dhe efektet globale të saj.

 

Si Rusia ashtu edhe Ukraina parashikohet të përjetojnë tkurrje të mëdha të PBB-së në vitin 2022. Kolapsi i rëndë në Ukrainë është rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit, shkatërrimit të infrastrukturës dhe eksodit të njerëzve të saj. Në Rusi, rënia e mprehtë reflekton ndikimin e sanksioneve me ndërprerjen e lidhjeve tregtare, dëmtim të madh të ndërmjetësimit financiar të brendshëm dhe humbjen e besimit.

 

Ukraina pritet të ketë një rënie ekonomike prej -35% dhe Rusia prej -8.5%.

 

Raporti thekson se efektet ekonomike të luftës po përhapen gjerësisht – si valët sizmike që burojnë nga epiqendra e një tërmeti – kryesisht përmes tregjeve të mallrave, tregtisë dhe lidhjeve financiare. Për shkak se Rusia është një furnizues kryesor i naftës, gazit dhe metaleve, dhe, së bashku me Ukrainën, të grurit dhe misrit, rënia aktuale dhe e pritshme e ofertës së këtyre mallrave tashmë i ka rritur ndjeshëm çmimet e tyre.

 

uropa, Kaukazi dhe Azia Qendrore, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, dhe Afrika Sub-Sahariane janë më të prekura. Rritja e çmimeve të ushqimit dhe karburantit do të dëmtojë familjet me të ardhura më të ulëta në nivel global, duke përfshirë këtu shtetet e Amerikës Jugore dhe Azisë./Monitor

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
e ulet FMN Parashikim Rritje Ekonomike Shqipëri

Nga e njëjta kategori

“Kujdesuni për shëndetin mendor”, mjekët: Raste të shtuara nga faktorë të ndryshëm, mos neglizhoni kontrollet

më shumë...

Një shqiptare në listën e “Forbes”, Xhoela Bame spikat me punimin për rigjenerimin e trurit

më shumë...

Një libër “përballë” teknologjisë, nxënësi i klasës së tretë Odion Dafku boton librin e parë: U frymëzova nga robotët  

më shumë...

Siguria kibernetike tërheq nxënësit, shumë maturantë janë të interesuar të ndjekin degën e re tek Shkencat e Natyrës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:08

Tensione dhe përplasje para sfidës AF Elbasani-...

4:00

“Kujdesuni për shëndetin mendor”, mjekët: Raste të...

3:38

Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja...

3:29

Një shqiptare në listën e “Forbes”, Xhoela...

3:21

Një libër “përballë” teknologjisë, nxënësi i klasës...

3:14

Siguria kibernetike tërheq nxënësit, shumë maturantë janë...

3:04

Përndjekja, një fenomen në rritje, sociologët: Ka...

2:57

164 milionë euro nga plani i rritjes,...

2:53

Berisha: Integrimi është bllokuar, Rama është përgjegjës...

2:48

Mickoski nderon dëshmorët, kryeministri i Maqedonisë së...

1:54

Maliq, mbi 300 hektarë nën ujë, femrerët...

1:16

“Opozita, katastrofë ambulante”, Rama: Zgjedhjet vendore të...

1:03

“Hapat e fundit do jenë më të...

12:30

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar...

12:28

Masa të reja kundër duhanit? Ekspertët: Të...

12:18

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në...

12:00

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka...

11:54

“8 vite me atë që mbaj kanë...

11:18

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, ofron...

11:04

Pesë të plagosur nga sulmi rus në...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me t...
  • I lidhur me Vanesën, por plane për të ardhmen më një tjetër...
  • Astrologu: Këto 3 shenja horoskopi do ta kenë jetën më të le...
  • “8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për par...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.