Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat dhe laraskat’...

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi...

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për...

Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga baza në Irak

Ndryshime në qeverinë e Ukrainës? Zelensky propozon zëvendësimin e...

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para të arkëtuara...

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi

FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër...

Ndahet nga jeta senatori amerikan

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i...

Blinken premton më shumë ndihmë për refugjatët ukrainas

5 Mars 18:52

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vizitoi të shtunën një pikëkalim kufitar midis Polonisë dhe Ukrainës, të cilin qindra-mijëra persona po e përdorin për t’u larguar pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

 

Blinken po ashtu vizitoi një qendër në Poloni ku po qëndrojnë rreth 3,000 refugjatë. Ai tha se Uashingtoni po përgatitet që të ndajë edhe 2.75 miliardë dollarë për krizën humanitare.

 

“Populli i Polonisë e di se sa e rëndësishme është të mbrohet liria”, tha ai pasi bisedoi me ministrin e Jashtëm polak, Zbigniew Rau. Ky takim u zhvillua në qytetin Rzeszov, në juglindje të Polonisë.

 

“Polonia po bën punë vitale në përgjigje të krizës”, shtoi ai

 

Sekretari Blinken tha se Shtëpia e Bardhë do të ndajë 2.75 miliardë dollarë në mbështetje të personave që po largohen nga Ukraina dhe për shtetet që po i pranojnë refugjatët, pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt. Rojet kufitare polake thanë të shtunën se afro 827,600 kanë arritur në Poloni nga Ukraina.

 

Edhe shtetet e tjera në kufi me Ukrainën, siç janë Hungaria, Moldavia, Rumania dhe Sllovakia po ashtu kanë pranuar refugjatë. Ministri polak, Rau tha se Polonia do të mbajë dyert e hapura për refugjatët.

 

“Agresioni rus në Ukrainë ka shkaktuar një krizë humanitare në një shkallë të paimagjinueshme”, tha Rau.

 

“Prioriteti ynë është që të organizojmë në mënyrë efektive ndihmën për qindra-mijëra refugjatë, të cilët shumë shpejt do të bëhen miliona”.

 

Ai akuzoi forcat ruse se po kryejnë “krime lufte” duke granatuar zonat e banuara. Blinken po ashtu është takuar edhe me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki, i cili bëri thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë duke thënë se duhet “të goditet makineria e luftës së Vladimir Putinit”.

 

Blinken po viziton shtete kyçe të Evropës për të treguar mbështetjen e Uashingtonit dhe për të treguar unitetin e Perëndimit kundër Moskës. Ai pritet të vizitojë Moldavinë dhe tri shtetet e Baltikut.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
blinken Ndihmë Premtim Refugjate Ukrainas

Nga e njëjta kategori

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat dhe laraskat’ më akuzojnë se po sulmoj popullin!

më shumë...

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

më shumë...

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për koncertin në Tiranë: U bë lajm në çdo cep të botës!

më shumë...

Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga baza në Irak

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

4:11

Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga baza...

3:47

Ndryshime në qeverinë e Ukrainës? Zelensky propozon...

3:25

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit...

2:50

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para...

2:12

Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë...

1:45

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në...

1:19

FOTO- U ekzekutua një natë më parë...

1:05

Ishte duke punuar në arë me babain,...

12:56

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll...

12:30

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e...

12:12

I dënuar në Itali me 13 vite...

12:05

Belshi i mbushur me turistë, të huajt...

11:37

Hipertensioni po prek edhe të rinjtë, mjekët:...

11:34

Dhuna mes të miturve, në rritje, psikologët:...

11:18

“Vinte në orët e para të mëngjesit...

11:02

Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA...

10:56

Ndahet nga jeta senatori amerikan

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.