Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka shpërndarë një video në rrjetin social “Facebook”, ku Rama shfaqet përballë gazetarëve, teksa i ofendon dhe përdor një gjuhë të ashpër ndaj tyre.
Përmes këtyre pamjeve të publikuara, lideri demokrat tregon se Rama është modeli dhe udhëheqësi i gabuar për fëmijët e shqiptarëve.
“Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek. Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë… Kur përqeshen… Kur ofendohen… Kur diskriminohen… Vetëm sepse bëjnë punën e tyre! Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj… Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë? Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model. Voto për ndryshimin!”





