Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
06 June 2026
Vizion fokus

Aksidentohet për vdekje një person në aksin Vlorë-Fier

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr...

Putin: Nuk shoh arsye të takohem me Zelensky-n

Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarë të krimit...

Trump: Çmimet e naftës do të bien pasi të...

Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

35-vjetori i PS-së, Rama: Investimi në Zvërnec nuk do...

Kupa e Botës/ Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve të Iranit...

Presidenti i Libanit: Irani po na përdor ne si...

Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka penetruar në...

“Na pret një periudhë e vështirë”/ Vuçiç: Pres presion nga SHBA e BE që Serbia ta njohë Kosovën

23 Shkurt 23:09

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se mund të pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bashkimin Evropian, të bëjnë presion ndaj Serbisë për të njohur Kosovën në periudhën e ardhshme.

Pas një takimi të Partisë së tij Përparimtare Serbe, Vuçiç tha se Serbinë e pret një “periudhë e vështirë”, gjatë së cilës do t’iu ekspozohet “të gjitha presioneve, fushatave dhe të pavërtetave të mundshme”.

“Është e rëndësishme të kuptohet pesha e pozitës në të cilën jemi sidomos tani, pas ndryshimit në administratën amerikane. Duhet të pritet presion i përqendruar i BE-së dhe SHBA-së mbi Serbinë, për të përmbushur kërkesat për, siç e thonë hapur amerikanët, njohjen e Kosovës… ndërsa, BE-ja do të përdorë një fjalor pak më ndryshe, por do të shkojë drejt të njëjtit qëllim”, tha Vuçiq.

Ai tha se në takimin e partisë së tij janë analizuar edhe rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe se Lista Serbe ka arritur “dominim absolut” në mesin e serbëve në veri të Kosovës. Ajo ka pasur një rezultat pak më të dobët në mjediset në jug të Lumit Ibër, tha Vuçiç.

“Do të marrim hapa dhe masa që, me mjete demokratike, t’i kundërvihemi dhunës së subjekteve politike shqiptare, që abuzojnë me përfaqësues të caktuar serbë… [Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje] Albin Kurti thotë se dëshiron të flasë vetëm me disa serbë nga Kosova, e jo me Beogradin, në mënyrë që të mund të thotë se Kosova është e pavarur. Populli serb e ka kuptuar këtë dhe kjo është arsyeja përse e ka votuar Listën Serbe në atë masë. Por, jo të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare do ta kuptojnë lehtë këtë”, tha Vuçiç.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë. Vuçiç tha se në takimin e partisë së tij u fol edhe për vizitën që do të realizojë javën e ardhshme përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Do të flasim për atë që Serbia mund të bëjë, për atë që nuk mund të bëjë, për atë që dëshiron dhe për atë që nuk na shkon në mend me asnjë kusht”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu njoftoi se, në ditët në vijim, do të mbajet një takim në qytetin serb të Kurshumlisë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Vuçiç tha se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë i kanë garantuar Listës Serbe vend në Qeveri, por shtoi se i takon asaj të vendosë nëse duhet pranuar.

Lidhur me sulmin ndaj djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiç, Vuçiç tha se askush nuk e rrahu djalin e Rashiqit për arsye politike. Ai tha se disa u përpoqën ta akuzojnë Serbinë dhe Listën Serbe për këtë. Nenad Rashiq është udhëheqës i Partisë Përparimtare Demokratike, e cila është në kundërshtim me Listën Serbe./ Rel

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Aleksandar Vuçiç Kosovë Serbi

Nga e njëjta kategori

“Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e Florit”, Soni e gatshme për rikthim: Ka qenë i rëndësishëm për mua…

më shumë...

Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë

më shumë...

Televotim i fortë mes Zhakut, Sarës dhe Ilirit, kush u largua nga Ferma Vip

më shumë...

“Antishqiptare”, debat i fortë për nacionalitetin mes Mozës dhe Ilirit, Agai dënon fermerët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:18

“Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e...

12:47

Eliminimi i dytë brenda natës, kush u...

12:36

Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën...

11:57

Të gjithë fermerët në televotim, njëri prej...

11:17

Televotim i fortë mes Zhakut, Sarës dhe...

10:43

“Antishqiptare”, debat i fortë për nacionalitetin mes...

10:13

Aksidentohet për vdekje një person në aksin...

10:01

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar...

9:58

Putin: Nuk shoh arsye të takohem me...

9:56

Soni dhe Iliri ndjenja për njëri-tjetrin? Fermerët...

9:50

Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarë...

9:48

Kriset miqësia mes Sonit dhe Sarës në...

9:40

Trump: Çmimet e naftës do të bien...

9:37

Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni...

9:35

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

9:10

Kush do të eliminohet? Nis Ferma VIP...

8:23

35-vjetori i PS-së, Rama: Investimi në Zvërnec...

8:14

Kupa e Botës/ Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve...

7:36

Presidenti i Libanit: Irani po na përdor...

7:22

Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka...

Më të klikuarat

  • “Jo 1, por 300 dronë për ty”, Flor Mumajesi emocion Soni Mal...
  • I vendosi thikën në fyt efektivit të Rrugores, policia njoft...
  • Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi...
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me...
  • Ceremonia mortore e oficerit të vrarë në krye të detyrës, Hi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.