Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 April 2026
Vizion fokus

Araghchi: Irani do të marrë vendim në lidhje me...

VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ervin...

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i plagosur

E rëndë! U godit me gur nga motra gjatë...

Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës!...

Dyshohet se trafikoi 240 kg lëndë narkotike, policia jep...

Arrestohet në Brazil i shumëkërkuari Ervin Mata

Ish-zyrtari amerikan: Propozimi i Iranit për paqe nuk bind...

Mbledhja e përbashkët e qeverisë dhe grupit parlamentar të...

Aksident në aksin Vlorë-Llogara, një i plagosur

E trishtë/ Ndahet nga jeta para kohe një emër i madh i basketbollit shqiptar

5 Shkurt 10:24

Sporti shqiptar ka humbur një tjetër emër të madh.

Ish basketbollisti dhe trajneri i njohur i këtij sporti në vendin tonë Arben Fagu është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme ne moshen 65 vjec.

Profesori i Universitetit të Sporteve raporton Vizion Plus, Arben Fagu i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dhe tani nuk ia doli dot të fitojë betejen kundër sëmundjes.

Përvecse një basketbollist  i mire ne nivel klubesh dhe i kombetares, Arben Fagu mbahet mend vecanërisht për rezultatet e shkelqyera në krye të ekipeve të basketbollit për meshkuj tek Dinamo dhe Partizani, aty ku edhe punonte aktualisht.

Beni është vëllai i legjendes se koshit shqiptar Agim Fagu ndersa babai i tyre Besim Fagu eshte themelues i klubit Partizani.

Miq e shokë kanë ngushëlluar familjen e Fagut përmes rrjeteve sociale.

 

 

Arben Fagu e filloi karrierën e tij sportive, në moshë fare të re në ekipin e klubit sportiv Partizani, ekip të cilit nuk iu nda asnjëherë, deri në vitet e fundit të karrierës së tij si trajner. Arben Fagu në ekipin e Partizanit numëron shumë tituj kampion dhe fitues i disa kupave të Shqipërisë. Ai ka kontributin e tij të padiskutueshëm si sportist në aktivitetet kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Arben Fagu në karrierën e tij si trajner shenjon në CV-në e tij rekorde si trajner i ekipit të Partizanit, Dinamos, Studentit dhe Universitetit Amerikan të Tiranës . Së fundmi karriera e tij si trajner mbyllet me ekipin të cilit i ka kushtuar jetën. Arben Fagu trajner i ekipit kombëtar të të rinjve dhe meshkuj të rritur në periudha të ndryshme kohore. Si trajner dhe profesor do të pregatiste disa gjenerata lojtarësh, të cilët kanë qenë pjesë e ekipeve kombëtare ndër vite.

Profesor Beni, siç do ta thërrisnin të gjithë, ka qenë shembull i një pune të pakursyer në sport dhe në shoqëri.
Pasionant dhe i disiplinuar, njohës mjaft i mirë i basketbollit modern dhe aplikues i tij me ekipin për të cilin punoi me shumë përkushtim gjatë gjithë jetës së tij. Arben Fagu do të mbahet mend edhe si një kritik mjaft aktiv për problematikën dhe zhvillimin e basketbollit në vend, shkruan federata e basketbollit ne nje reagim mbi ndarjen nga jeta te Arben Fagut.

 

Posted Under:
Kryesoret Sport Vendi
Tagged:
Arben Fagu Basketboll semundje Trajnere vdekje

Nga e njëjta kategori

“Ndjej shumë për Indrin”, Vanesa: E kam të çmuar! Aktori: Marrëdhënia jonë është bio

më shumë...

Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen jashtë, çfarë vendimi merr Fabjola

më shumë...

Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë jetën, Ervini: Historia jonë është sukses, jo viktimizim

më shumë...

“Je fëminore, shko në kopsht bashkë me fëmijët e tu”/ Debat i fortë mes Sarës dhe Mozës, fermerja “shpërthen” në lot

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:01

“Ndjej shumë për Indrin”, Vanesa: E kam...

12:20

“Dashuria e ndaluar” e Olës dhe Adit,...

12:00

Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen...

11:43

Ervini dhe Dj Bujaka në nominim kokë...

11:36

Dj Bujaka tregon historinë e njohjes me...

10:39

Disa mënyra për ta marrë magnezin pa...

10:33

Një plumb “qorr” në ’97 i la...

10:23

Raundi i parë për Presidentin në Kosovë,...

10:18

“Më ke prekur familjen”, vijojnë debatet në...

10:09

“Je fëminore, shko në kopsht bashkë me...

10:06

Araghchi: Irani do të marrë vendim në...

9:43

Larja e lopës “mollë sherri” në Ferma...

9:42

VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit...

9:30

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

9:23

Pas tërheqjes së Konjufcës dhe Kollçakut, VV...

9:13

E rëndë! U godit me gur nga...

9:06

Eliminime dhe surpriza! Nis Ferma VIP 3...

8:48

Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku...

8:37

Dyshohet se trafikoi 240 kg lëndë narkotike,...

8:32

Arrestohet në Brazil i shumëkërkuari Ervin Mata

Më të klikuarat

  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • FOTO/ Mori hakun e babait pas 10 vitesh, ky është djali i Ge...
  • Urani te Binjakët sjell transformim për 7 vitet e ardhshme!...
  • Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e atentatit në...
  • Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.