Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga...

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin jugor, por...

SHBA po monitoron Ngushticën e Hormuzit për t’u siguruar...

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe qytetarë të...

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin marshimin përreth...

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një i vdekur

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni për popullaritetin...

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për...

Tregtia e Shqipërisë në 2020 u tkurr me 571 mln euro

19 Janar 21:58

Vëllimi tregtar i Shqipërisë gjatë vitit 2020 pësoi një rënie me gati 7.5 përqind, ose me 571 milion euro më pak se viti 2019, ndikuar nga efekti i pandemisë COVID 19. Të dhënat e Institutit shqiptar të Statistikave, INSTAT, tregojnë se rënia erdhi si pasojë e tkurrjes si të eksporteve ashtu dhe të importeve, të cilat pas goditjes së parë që morën gjatë muajit Prill, kur jo vetëm vendi, por dhe partnerët e tjerë tregtarë njohën mbylljen e plotë, nisën të rigjallërohen me një tendencë të vazhdueshme drejt përmirësimit, pavarësisht disa luhatjeve.

Në fund të vitit, ekportet ishin në nivelin e gati 272 miliard lekëve ose 2,198 miliard eurove (me kursin aktual të këmbimit), duke rregjistruar një rënie prej 9 përqind krahasuar me vitin 2019, e barabartë me 217 milion euro. Sipas INSTAT-it, grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve janë: “Tekstile dhe këpucë”, ose industria e fasonëve me -5,3 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,2 pikë përqindje. Në ndërkohë sektorë të tjerë njohën rritje vjetore: grupi “Ushqime, pije, duhan” me +1,2 pikë përqindje dhe grupi “Makineri, paisje, pjesë këmbimi” me +0,5 pikë përqindje.

Totali i importeve përgjatë vitit 2020 ishte mbi 605 miliard lekë (4,893 mld euro) duke u ulur me 6.8 përqind, ose 354 milion euro më pak. Sipas të dhënave të INSTAT-it, grupet që kanë ndikuar kryesisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë”me -1,8 pikë përqindje, dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -0,8 pikë përqindje. Ndërsa ndikim pozitiv ka patur grupi “Produkte kimike dhe plastike”, me +0,4 pikë përqindje dhe “Ushqim, pije, duhan” me +0,1 pikë përqindje.

Bashkimi europian vijoi të mbetet destinacioni kryesor për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë, duke zënë 63.1 përqind të të gjithë tregtisë, që në vlerë është e barabartë me 4,477 miliard euro. Megjithatë krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie me 5 pikë përqindje. Eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 74,7 përqind të totalit të produkteve shqiptare të shitura jashtë vendit, me një vlerë prej 1,642 miliard euro. Ndërsa importet nga vendet e BE-së zënë 58,0 përqind të totalit të produkteve që hynë në tregun vendas, ose e barabartë me 2,835 miliard euro.

Italia u rikonfirmua sërish si partneri kryesor i Shqipërisë me 31.4 përqind të totalit të vëllimit tregtar, ndonëse me një rënie prej 3 pikësh përqindje. Eksportet me Italinë ranë me 13.7 përqind, duke zbritur në 998,5 milion euro nga 1,157 miliard eurosh në 2019. Ndërsa importet nga Italia zbritën në 1,122 miliard euro (-7.4 përqind) nga 1,327 miliard euro të një viti më parë. Në total shkëmbimet tregtare me Italinë u tkurrën me 363.5 milion euro, e barabartë me 63.6 përqind të të gjithë rënies së vëllimit tregtar përgjatë vitit 2020./ VOA

Posted Under:
Ekonomi Vendi
Tagged:
pandemi Shqipëri Tregtia

Nga e njëjta kategori

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Nikël, detajet e para

më shumë...

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arrestohet autori 25-vjeçar

më shumë...

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe deputetët, porosia që iu la kryeministri

më shumë...

“Shpirti i Ballkanit”, në Korçë, grupe artistike nga vende të ndryshme performojnë në festivalin ndërkombëtar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:17

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Nikël, detajet...

11:00

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me...

10:49

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin...

10:47

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

10:18

SHBA po monitoron Ngushticën e Hormuzit për...

10:11

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe...

9:33

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin...

8:38

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

8:24

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një...

7:25

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

7:21

Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni...

6:54

Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit...

6:43

Dita e 21 e protestës, qytetarëve ju...

6:37

Të armatosur me kallashnikov, dalin pamjet e...

5:53

Merz rrëzon buxhetin e BE: Plani prej...

5:34

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të...

5:26

Garda iraniane: Mos i lini anijet t’i...

5:13

A është mirë t’i mbani grilat mbyllur...

5:05

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

4:48

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në L...
  • Horoskopi i ditës: Kjo e shtunë sjell ndryshime të papritura...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.