Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i...

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në...

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë në Zvicër...

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen! Ja kush...

Rama pas protestës: Nuk largohem! Turmat janë rrëmbyer nga...

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak i nxehti...

I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës...

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga...

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin jugor, por...

Dëme shkatërrimtare nga zjarri në Oregon e Kaliforni; Shkencëtarët: ky është fillimi

12 Shtator 08:55

Zjarret kanë djegur deri tani një sipërfaqe rekord prej 1 milion hektarësh në Kaliforni. Shteti i Uashingtonit po përballet me sipërfaqen e dytë më të madhe të djegur ndonjëherë. 500 mijë banorë kanë marrë paralajmërim ose urdhër për evakuim në Oregon, një shifër që përfaqëson 10% të popullatës së shtetit.

Këto nuk janë shkatërrime të papritura. Ekspertë të klimës kanë kohë që u bien këmbanave të alarmit, thotë eksperti i zjarreve në Universitetin e Kalifornisë, LeRoy Westerling.

“Kemi realizuar modele e simulime kompjuterike prej vitesh që tregojnë se po afrohen sezone me zjarre të përhapura, të pakrahasueshme me ato që janë regjistruar ndonjëherë. Po shohim realizimin në kohë reale, vit pas viti këtu në Kaliforni dhe shtetet përreth. Pra, nuk është aspak për t’u habitur,” thotë eksperti.

Nga ana tjetër, shton ai, kur e përjeton realisht është krejt ndryshe nga modeli. “Kjo është reale dhe na ka tronditur me shkatërrimin që çdo vit bëhet më i rëndë“.

Temperaturat në rritje, thatësira të tejzgjatura

Përhapja e zjarreve kërkon bimësi të tharë dhe ndryshimet klimatike e ndihmojnë këtë proces, thotë zoti Westerling.

Rritja e temperaturave nënkupton se bimësia e gjallë thahet më shpejt. Kalifornia dhe Oregoni kanë regjistruar ngrihje mesatare prej 1.1 gradësh Celcius krahasuar me fillimin e shekullit XX, ndërsa Uashingtoni është ngrohur 0.8 gradë Celcius, sipas Administratës Kombëtare të Oqeaneve dhe Atmosferës. Nuk kanë munguar as rritjet ekstreme të temperaturës sidomos kur llogaritet numri i netëve të nxehta.

Ngrohja klimatike ndikon tek sasia e rezervave ujore. Bora që shkrin nga malet ka rëndësi kritike për të ushqyer rajonin. Por me pakësimin e rreshjeve të borës dhe zëvendësimin e tyre nga shirat, uji nuk grumbullohet në rezervuare natyrore, por shkarkohet më shpejt. Kjo nënkupton më pak rezerva ujore gjatë stinës së nxehtë të verës.

Vitet e fundit janë regjistruar temperatura më të larta gjatë verës. Sipas një studimi të ri, pjesa jugperëndimore e SHBA ka regjistruar periudhën e dytë më të nxehtë në më shumë se 1000 vjet. Vetëm fundi i viteve 1500 ishte më i nxehtë. Ky është një rajon i thatë dhe në masë të madhe shkretinor, por studimi ka zbuluar se ndryshimet klimatike kanë transformuar thatësira të moderuara të rajonit në super-thatësira që po zgjasin për dekada.

Kjo ka goditur rëndë pyjet e zonës. Miliona pemë janë tharë; ato që mbijetojnë janë tani më të pambrojtura nga sulmet e insekteve, të cilët preferojnë temperatura të nxehta. Shumë prej insekteve që ngordhnin gjatë dimrit, tani mbijetojnë pasi janë rritur temperaturat edhe gjatë stinës së ftohtë. Si rezultat, afro 150 milionë rrënjë pemë u shkatërruan në mbi 4 milionë hektarë sipërfaqe vetëm në Kaliforni, sipas Shërbimit Amerikan të Pyjeve.

Faktori njerëzor

Njerëzit po e përkeqësojnë situatën në një numër mënyrash.

Zjarri është një pjesë natyrore e ekosistemeve në perëndimin amerikan. Zjarret zakonisht digjeshin në dyshemenë e pyllit, duke pastruar bimësinë midis pemëve më të mëdha, rezistente ndaj zjarrit. Por për dekada, banorët dhe industritë në rajon kanë punuar për të kontrolluar zjarret sa më shumë që të jetë e mundur.

Si rezultat pyjet janë bërë më të dendura dhe gjithashtu më të rrezikuarra nga thatësira, sepse pemët po konkurrojnë për ujë, shpjegon zoti Westerling.

Kur shpërthen një zjarr, ai mund të përhapet më lehtë nga pema në pemë, më intensivisht dhe në mënyrë më shkatërruese sesa zjarret që digjen në pjesën e poshtme të pyllit, shton ai.

Po ashtu, një numër në rritje njerëzish po jetojnë në zona të pambrojtura pranë shkretëtirës, duke rritur rrezikun e humbjes së jetës dhe pronës.

Më shumë njerëz do të thotë më shumë zjarre, qofshin nga linjat e tensionit, zjarret gjatë piknikut, cigaret, fishekzjarret dhe, më rrallë, zjarrvëniet.

Vetëm Fillimi

Një sezon zjarri si ky është “duke u bërë më i zakonshëm, dhe parashikohet të vazhdojë në këtë drejtim” në dekadat e ardhshme ndërsa thellohen ndryshimet klimatike, thotë Erica Fleishman, drejtore e Institutit të Kërkimit të Ndryshimeve Klimatike në Universitetin Shtetëror të Oregonit.

Temperaturat pritet të vazhdojnë të rriten. Rreshjet totale vjetore mund të mos ndryshojnë shumë, por pritet të vijnë në më pak stuhi më të mëdha, tha ajo.

Vera parashikohet të jetë më e thatë. “Ne tashmë kemi shumë pak rreshje në verë, por po presim edhe më pak”, tha Drejtorja e Qendrës Klimatike Veriperëndimore në Departamentin e Bujqësisë Jessica Halofsky.

Përveç kësaj, pakësimi i rreshjeve të borës, tha ajo, “do sjellë më shumë zjarre në Paqësorin Veriperëndimor, që llogaritet ndoshta dy deri në tre herë më e madhe se sipërfaqja vjetore e djegur në të shkuarën”./ Burimi: VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Kaliforni Oregon SHBA zjarr

Nga e njëjta kategori

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

më shumë...

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos

më shumë...

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë në Zvicër për bisedime teknike, reagon JD Vance

më shumë...

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen! Ja kush pritet të jetë pasardhësi i Starmer

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:51

Qytetarët protestojnë në Kakome, shembin rrethimin që...

1:43

Olen Cezari, koncert në Durrës, tingujt klasikë...

1:27

Incidenti me heqjen e flamurit nga protestuesja,...

12:38

Ekselentja fiton olimpiadën, Aila Kola fiton garën...

12:36

Shkollat verore hapen për nxënësit, programe të...

12:11

Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit:...

11:59

Djali i kishte ikur në Greqi për...

11:30

E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në...

11:20

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në...

11:08

Rritet në 956 numri i rasteve me...

10:44

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë...

10:18

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen!...

10:05

Arrestohet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat...

9:49

Rama pas protestës: Nuk largohem! Turmat janë...

9:46

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak...

9:01

I riu përplaset nga dy makina njëra...

8:58

Disa protestues, natën në shesh, bëjnë thirrje...

8:30

Mot i kthjellët, temperaturat deri në 37...

8:16

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Qershor...

11:17

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Nikël, detajet...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • 60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arr...
  • I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lus...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.