Policia italiane, në bashkëpunim me atë shqiptare, goditi një bandë droge. Sipas mediave italiane, grupi i trafikantëve përbëhej kryesisht nga shqiptarë.
Autoritetet u vunë në lëvizje në 2018 kur në Itali u fut një kimist kolumbian. Ai do t’u mësonte anëtarëve si të rafinonin drogën.
Gjatë operacionit janë arrestuar 16 persona si edhe janë sekuestruar 150 mijë euro. Referuar mediave fqinje, pjesë e bandës ishte edhe një i mitur.
Midis të arrestuarve, dy janë shqiptarët Elison Hysenbelli 40 vjeç, banues në Bathore, Tiranë dhe Jurgen Duka (Mëziri), 38 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.





