Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Erdogan: Do të kontrollojmë mediat sociale

1 Korrik 16:20

Presidenti Recepp Tayip Erdogan njoftoi të mërkurën se Turqia do të miratojë rregullore për të kontrolluar platformat e mediave sociale ose për mbylljen e tyre.

Presidenti tha se është i vendosur t’i verë në jetë planet e qeverisë pasi familja e tij ishte fyer në këto platforma online.

Ministri i Financave, Berat Albayrak, dhëndër i Erdoganit tha të martën në Twitter se ishte bërë me fëmijën e katërt. Por gruaja e tij, Esra, ishte fyer nga disa përdorues të rrjeteve sociale, të cilët më vonë ishin ndaluar, sipas Ministrit të Brendshëm Suleyman Soylu.

Duke folur me anëtarët e Partisë së tij AK, Erdogan përsëriti se partia do të paraqiste rregullore të reja për të kontrolluar përdorimin e mediave sociale, duke shtuar se një rritje e “veprimeve imorale” në platformat online vitet e fundit vinin për shkak të mungesës së rregulloreve.

“Këto platforma nuk i përshtaten këtij vendi. Ne duam t’i mbyllim, t’i vëmë nën kontroll, duke sjellë në parlament (një projekt-ligj) sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Zoti Erdogan tha se kompanitë e mediave sociale do të detyrohen të emërojnë përfaqësues në Turqi për t’iu përgjigjur kërkesave ligjore, që ai tha se aktualisht nuk përfillen.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që platformat e mediave sociale të kenë përfaqësim financiar dhe ligjor në vendin tonë. Pas nxjerrjes së rregulloreve, do të vendosim masa ndaluese dhe ndëshkime ligjore dhe fiskale,” tha Erdogan.

Në muajin prill, Partia AK përfshiu ndëshkime të ngjashme për mediat sociale në një projektligj që kryesisht synonte masat ekonomike për të frenuar koronavirusin.

Më vonë, masat u hoqën nga projektligji, por opozita shprehu shqetësimin se ato do të riktheheshin në rendin e ditës.

Ankaraja e kontrollon me rreptësi përmbajtjen e mediave sociale, veçanërisht gjatë periudhave të tilla si operacionet ushtarake apo pandemia e tanishme e koronavirusit.

Turqia e kritikoi ashpër Twitter-in në muajin qershor, për shkak se kompania pezulloi më shumë se 7,000 llogari që mbështesnin zotin Erdogan. Ankaraja tha se Twitteri po shpif ndaj qeverisë dhe po përpiqet të ndryshojë drejtimin politik të vendit./ VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Erdogan Rrjetet sociale

Nga e njëjta kategori

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

më shumë...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

më shumë...

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen e papritur të senatorit Lindsey Graham

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.