Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 May 2026
Vizion fokus

Inteligjenca britanike: Rreth 500.000 ushtarë rusë janë vrarë në...

“Nuk do të ketë lehtësime”, Trump: Irani do të...

Përshkallëzohet konflikti me Hezbollahun, Izraeli urdhëron evakuimin e qytetit...

Shqiptari qëllon me armë zjarri pakistanezin në Athinë

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj: Test kryesor...

PD propozon ndryshimet në Statut, çfarë përfshin drafti

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me Iranin për...

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë që nga...

I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në...

BE dhe SHBA presin rinisje të dialogut Kosovë-Serbi

4 Qershor 08:32

BE-ja dhe Richard Grenell, e uruan qeverinë e re të Kosovës, nga e cila presin reforma në rrugën evropiane dhe rifillim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi. Kurti largohet nga zyra, por, nuk ia dorëzon detyrën Hotit.

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti e merr zyrtarisht detyrën të enjten (04.06), por jo siç ka ndodhur gjithmonë me bartjen e pushtetit gjatë ndërrimit të qeverive të kaluara. Avdullah Hoti vendoset në zyrën e kryeministrit por, jo me ceremoni të pranim-dorëzimit në bazë të një protokolli të paraparë shtetëror. Ish-kryeministri Albin Kurti, në një video mesazh që ju drejtua qytetarëve tha, se ai nuk mund t’ia dorëzojë detyrën një personi që e ka shkarkuar më herët nga qeveria e tij.  “Nuk do të bëjë pranim-dorëzimin, sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”, tha Albin Kurti i cili qeverinë e re të Kosovës e cilësoi “jolegjitime”, ndërsa vendimin e Gjykatës Kushtetuese vazhdon ta cilësojë të papranueshëm. Megjithatë, Bashkimi Evropian dhe faktorët e tjerë ndërkombëtar e kanë uruar formimin e qeverisë së re të Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti, duke thënë se mezi presin që të bashkëpunojë me të.

“Një rifillim i shpejtë i dialogut Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE-ja me mbështetjen e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, është thelbësor për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mënyra e vetme për ta kthyer të ardhmen evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj”, thuhet në një  komunikatë të përbashkët të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell dhe Komisionarit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

“BE-ja do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe njerëzve të saj”

“Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Kjo do të kërkojë përpjekje për reforma si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, veçanërisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në komunikatën e Borrell dhe Varhelyi.

Formimin e qeverisë së re të Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin, e ka përshëndetur edhe i ngarkuari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ai pret të ketë partneritet me qeverinë e re për vazhdimin e dialogut me Serbinë. “Ne e mirëpresim qeverinë e re të Kosovës dhe presim të kemi partneritet me ta për vazhdimin e dialogut me Serbinë”, tha Richard Grenell.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka mirëpritur votimin e Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti, por, e ka cilësuar shqetësuese siç thotë presionin që është bërë ndaj deputetëve. ”Shpresoj që qeveria e re do të mund të zbatojë reforma të reja dhe të punojë për një Kosovë më të mire”, tha Taubadel, duke theksuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë qenë “nën presion të madh” nga udhëheqësia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe presidenti Hashim Thaçi për të votuar pro qeverisë së re.

“Disa burime kanë thënë se presidenti Hashim Thaçi ka vizituar personalisht disa deputetë të kuvendit, pa votat e të cilëve nuk do të mund të zgjidhej qeveria. Nëse këto pretendime janë të vërteta, ky është një sinjal i keq që tregon se roli i parlamentit është minuar, e që një gjë e tillë është e garantuar edhe me Kushtetutë. Si një pjesëtare e parlamentit, për mua është e papranueshme që anëtarëve të parlamentit, të zgjedhur në mënyrë demokratike, t’iu bëhet presion”, shkruan Viola von Cramon.

Hoti: Hiqen pengesat për dialogun

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se ai do të heqë të gjitha pengesat që e bllokojnë rifillimin e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se “një marrëveshje gjithëpërfshirëse do të bazohet në njohjen reciproke”. “Dialogu me Serbinë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse është interes jetik. Kosova do ta respektojë në plotni Kushtetutën e Kosovës dhe dialogu do të bazohet në objektiva të qarta. Marrëveshja gjithëpërfshirëse do të bazohet në njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog kërkon bashkërendim të plotë ndërmjet institucioneve dhe me një rol të rëndësishëm të opozitës dhe një bashkërendim me SHBA-së dhe BE-në”, deklaroi në fjalimin e tij para deputetëve kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti./ DW

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Avdullah Hoti dialog kosove-serbi

Nga e njëjta kategori

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj: Test kryesor lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi

më shumë...

Operacioni shqiptaro-italian kundër grupit të pastrimit të parave, EUROJUST: Goditje e madhe ndaj krimit të organizuar

më shumë...

Tronditëse! Burri nga Kosova vret gruan shqiptare dhe më pas i vë flakën shtëpisë (EMRI)

më shumë...

Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5 lekë, ja me sa do të shitet benzina

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:40

Inteligjenca britanike: Rreth 500.000 ushtarë rusë janë...

10:16

“Nuk do të ketë lehtësime”, Trump: Irani...

9:53

Aksident në Vlorë, makina përplas 21-vjeçaren

9:49

Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në...

9:31

Përshkallëzohet konflikti me Hezbollahun, Izraeli urdhëron evakuimin...

9:05

Shqiptari qëllon me armë zjarri pakistanezin në...

8:30

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj:...

7:48

PD propozon ndryshimet në Statut, çfarë përfshin...

7:40

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

7:23

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me...

7:03

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë...

6:56

Nga Lugina e Preshevës në Prishtinë, kongresmenët...

6:40

I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari...

6:33

Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të...

6:24

E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin...

6:05

Peskov: Presidenti Putin është i hapur për...

6:00

Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Teheranin:...

6:00

Operacioni shqiptaro-italian kundër grupit të pastrimit të...

5:48

Ndalimi i 7 drejtorëve të institucioneve serbe...

5:26

Tronditëse! Burri nga Kosova vret gruan shqiptare...

Më të klikuarat

  • E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen në lok...
  • U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton...
  • Shqiptari në Greqi i ngacmoi seksualisht partneren, bullgari...
  • Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshime...
  • Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5 lekë, ja me sa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.