Koronavirusi nuk ka kursyer as drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Mësohet se ai është testuar dhe ka rezultuar pozitiv. Ljamin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”
Skënder Brataj është pjesë e task-forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin dhe vazhdimisht ka dhënë informacione për pandeminë.





