Ditë pas dite, numri i të vdekurve dhe të infektuarve prej koronavirusit në Itali po rritet.
Deri tani janë regjistruar 366 të vdekur, ndërsa numri i pacientëve ka shkuar në 6.387, duke shënuar një rritje me 1.326 persona.
Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që janë infektuar prej koronavirusit dhe e kanë marrë veten. Bëhet fjalë për 622 pacientë, duke shënuar një rritje me 33 persona më shumë.
Të dhënat e fundit u bënë publike nga kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.





