Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
03 May 2026
Vizion fokus

Natë e përgjakshme në Ukrainë, shkon në 10 numri...

Përplasjet e Trump me Papa Leonin XIV, Marko Rubio...

Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur...

Agjenda/ Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e...

Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa amerikane nga...

Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet...

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën pas...

Vijojnë debatet në PD e Korçës, procesi i votimit...

Policia bën bilancin e muajit prill: 571 persona të...

Autorë të grabitjes së 9 banesave, arrestohen 2 “skifterët”...

Ministri i Jashtëm i Kosovës propozon tërheqjen e 7 ambasadorëve dhe konsujve

3 Mars 22:56

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca, ka propozuar tërheqjen nga misionet diplomatike të shtatë ambasadorëve dhe konsujve.

 

Siç ka njoftuar Konjufca, personat e propozuar për tërheqje nga misionet diplomatike janë: Vlora Çitaku (Uashington), Edon Cana (Sofje), Lirim Grejçevci (Hagë), Shpend Kallaba (Budapest), Mimoza Ahmetaj (Strasburg), Ylber Hysa (Podgoricë) dhe Ramadan Avdiu (konsull në Gjenevë).

 

“Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politikë që e kanë përfunduar mandatin 4-vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca në një postim në Facebook, ku ka njoftuar për vendimi e tij.

 

Më 20 shkurt, ministri Konjufca ka shkarkuar 14 persona që ishin angazhuar si konsuj nëpër ambasada e konsullata të ndryshme të Kosovës në botë.

 

Reagon zyra e presidentit Thaçi

 

Pas kërkesës së ministrit Konjufca, ka reaguar Presidenca e Kosovës.

 

Përmes një deklarate dërguar mediave, thuhet se deri më tani, kjo zyrë, nuk ka pranuar zyrtarisht asnjë propozim për tërheqje ambasadorësh.

 

“Por, emërimi dhe shkarkimi i ambasadorëve është e drejtë ekskluzive kushtetuese e Presidentit të Republikës së Kosovës. Nëse këto propozime vijnë zyrtarisht nga ana e Qeverisë, presidenti gjithsesi që i shqyrton”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Presidentit.

 

Çfarë thotë Kushtetuta dhe ligji

 

Në bazë të nenit 93 të Kushtetutës së Kosovës, qeveria i “propozon Presidentit të Republikës së Kosovës emërimet dhe shkarkimet për shefa të misioneve diplomatike të Kosovës”.

 

Ndërkaq, në paragrafin e 25 të nenit 84 të Kushtetutës, presidenti i vendit “emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, me propozimin e Qeverisë”.

 

Mirëpo, në këtë rast, ministri Konjufca është thirrur edhe në ligjin për ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Kosovës.

 

Në nenin 7 paragrafi 7.8 të këtij ligji thuhet “të emëruarit në pozitën e Ambasadorit dhe Shefit të Misionit që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës shërbejnë vetëm për një mandat, dhe pas përfundimit të këtij mandati, nuk konsiderohen pjesë e Shërbimit të Jashtëm”.

 

Çitaku: Do ta respektoj kërkesën e Qeverisë

 

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se “do ta respektoj kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, megjithë faktin se vetëm Presidenti i Kosovës ka të drejtë të emëroj dhe shkarkoj Ambasadorët e Republikës së Kosovës”.

 

“Mua më mjafton fakti tashmë i ditur botërisht, se unë jam e padëshiruar. Megjithatë, besoj se e kam merituar një konsultim paraprak lidhur me propozimin në fjalë. Si Ambasadore jam emëruar përmes çelësit politik. Këtë e kam thënë shumë herë më parë, dhe është krejt e natyrshme që Qeveria e Kosovës të kërkojë zëvendësimin tim. Mirëpo, unë nuk do të lejoj që të bëhem mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës”, ka shkruar Çitaku./ REL

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Ambasadore Glauk Konjufca:

Nga e njëjta kategori

Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur mjeti me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje fëmijët

më shumë...

Agjenda/ Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

më shumë...

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën pas përplasjes nga makina, një tjetër në gjendje të rëndë

më shumë...

Policia bën bilancin e muajit prill: 571 persona të arrestuar, u zbardhën 14 ngjarje kriminale! U sekuestruan armë dhe granata

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:06

Natë e përgjakshme në Ukrainë, shkon në...

5:51

Përplasjet e Trump me Papa Leonin XIV,...

5:13

Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin,...

4:32

Agjenda/ Rama drejt Armenisë, merr pjesë në...

4:01

Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa...

3:27

Përplasi për vdekje dy të miturit në...

3:02

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin...

2:54

“Lulja e Poetit” tërheq turistët, vizitorët të...

2:43

Himara mbushet me vizitorë, çelet sezoni turistik,...

2:02

Vijojnë debatet në PD e Korçës, procesi...

1:50

Policia bën bilancin e muajit prill: 571...

1:32

Fluks nga alergjitë e stinës, mjekët: 50...

1:18

Ekspozitë për historinë e shtypit, studiuesi Niko...

1:09

Autorë të grabitjes së 9 banesave, arrestohen...

12:59

Salianji: Berisha, i vetmi politikan i faktuar...

12:46

Berisha: Salianji darkoi me Agasin, jemi në...

12:20

Sherr mes të rinjve në një lavazh...

12:07

Finlanda: Një dron shkeli hapësirën tonë ajrore

11:57

Transformimi i Muzeut të Durrësit, një nga...

11:54

Maturantët testojnë njohuritë, nxënësit zhvillojnë provime me...

Më të klikuarat

  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet shof...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen...
  • Blerina Bajko flet për herë të parë për ndarjen me Ardit Ros...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.