Një person është plagosur këtë të hënë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Elbasan.
Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Paper në vendin e quajtur Vidhas ku një mjet “Ford Fiesta” ka dalur nga rruga duke permbysur.
Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi mjetit. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet i plagosuri.





