Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 May 2026
Vizion fokus

PD në zgjedhje apo votime? Mziu: Berisha është i...

“Goditja e mashtrimit kompjuterik dhe Call Center-ave”, Lamallari: 84...

Debatet brenda mazhorancës/ Muka: Nëse PS do ishte në...

Mziu: Ja çfarë thonë kolegët socialistë për situatën brenda...

Çfarë po ndodh brenda PS? Shkurti: Disa të pakënaqur...

“Mos më bëj avokatin ti”, debat i ashpër mes...

PS-PD rezolutë për integrimin, Kaziaj: S’është tregues i rugëtimit...

“Më shumë i shërben PD”, gazetari minimizon rezolutën për...

Votat PS-PD për integrimin, Shkurti: Për çështje me interes...

Bashkimi i votave për rezolutën për integrimin, Mziu: Nuk...

LSI: Auditorët bosh, “Paktit për Universitetin” i doli boja

14 Tetor 12:34

Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka hedhur akuza në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

 

Në një deklaratë për mediat, Mehmetaj duke uruar sukses për të gjithë studentët në këtë vit akademik, ngriti shqetësimin se auditorët këtë vit kanë qenë të boshatisur.

 

Ajo akuzoi Ministrinë e Arsimit se ndryshoi rregullat e pranimit në fakultete duke lënë jashtë sistemit mijëra të rinj.

 

Deklarata e plotë e nënkryetares së LSI, Kejdi Mehmetaj

 

“Dita e sotme shënon nisjen e vitit të ri akademik për mijëra studentë shqiptarë. Kjo është një ditë tejet e rëndësishme mbi të gjitha për ato vajza e djem që për herë të parë u drejtohen sot auditorëve të fakulteteve për të nisur një fazë të re të jetës së tyre. Ndaj në emër të LSI du t’ju uroj një vit të suksesshëm akademi me rezulate të larta. Por sot, perveçse të urojmë ata studentë që ja dolën të finalizojnë punën e tyre studimore të 12 viteve duke fituar të drejtën e studimit në degën e tyre të kërkuar, duhet të bashkohemi me ata maturantë që si rrjedhojë e sistemit të dështuar të pranimit në universitete janë jashtë dyerve të universiteteve dhe larg preferencave të tyre.

Edhe këtë vit, pa kurrfarë përgjegjshmërie, madje duke treguar dashakeqësi, Ministria e Arsimit, një muaj përpara hapjes së konkursit ndryshoi “rregullat e lojës”, pra kriteret e pranimit duke lënë jashtë sistemit mijëra të rinj. Ky vendim, si edhe emigrimi masiv na kanë sjellë në situatën dëshpëruese ku rreth 5 fakultete e përafërsisht 85 degë studimi rrezikojnë të mbyllen. Janë rreth 50% të kapaciteteve akomoduese të universiteteve që kanë mbetur bosh, ndërkohë që të rinjtë tanë e gjejnë veten të papunë e të pashkollë me vetëm një zgjidhje në mendje, largimin nga vendi.

Ky vit akademik nisi me një ngjarje shumë të rëndë, që reflekton sjelljen abuzive që qeveria ka ndaj universitetit, me grabitjen e Kopështit Botanik, të vetmit laborator natyror që i kishte mbetur në administrim Fakultetit të Shkencave të Natyrës.  Edhe njëherë dhunshëm qeveria cënoi autonominë universitare.

Jo më larg se një javë më parë sërish qeveria i trajtoi si armike universitetet duke i hequr me anë të një akti normativ rreth 1.6 milionë euro.

Kambanës së mungesës së investimeve në arsim studentët i ranë edhe gjatë protestës së dhjetorit të kaluar, ku kërkuan ulje të tarifave e rritje të shërbimeve e cilësisë, por sërish arsimi sidomos ai i lartë vazhdojnë të jenë të nën investuara dhe Shqipëria gjendet e renditur në fund të listës së Europës dhe rajonit kur krahasohen buxhetet e arsimit.

Orëve pafund propagandistike në televizione të qeverisë rreth “paktit për universitetin” u doli boja, ashtu siç po u del boja fasadave të konvikteve që u lyen sa për sy e faqe, godinave të universiteteve që iu mungojnë laboratorët e bibliotekat po ashtu si edhe kartës së studentit që përvece u shërben vetëm studentëve të Tiranës, nuk u ofron asgjë tjetër përtej shërbimeve të luksit. Pra nuk ka çmime të reduktuara për librat apo shërbimet kancelarike. Nuk ka tarifa të reduktuara për transportin interurban. Nuk ka zgjidhje për qiratë e kushtueshme të shtëpive apo edhe për kostot e larta për ushqim.

Protesta studentore e dhjetorit të kaluar, përveçse si një leksion i fortë demokracie, shërbeu për të kthyer në vëmendjen e të gjithë shoqërisë gjendjen e vështirë në të cilën gjendet arsimi, por me sa duket qeveria që mendjen e ka të përfitojë nga PPP-të e të dhunojnë qytetarët, arsimin e përçmon e do ta shohë të shkatërruar.

Ndaj në vend që sot viti shkollor të fillonte me ndryshime pozitive, fillon me auditorë të boshatisur e të vetmet degë të kërkuara janë ato qe pajisin të rinjtë me profesione të kërkuara në Gjermani apo diku gjetkë në Europë.

Për LSI, të rinjë gjithmonë kanë qenë të parët, ndaj edhe njëherë dua të theksoj angazhimin tonë të palëkundur për të ndërtuar një arsim të lartë cilësor, ku studentët dhe formimi profesional i tyre është parësor. Ne vazhdimisht jemi të angazhuar dhe do të vazdhojmë të punojmë për të rritur investimet në arsim, për të rritur figurën e profesorit e zhvilluar dijen në përgjithësi. Sepse universiteti nuk mund të shërbejë vetëm për të marrë një diplomë të paguar shtrenjtë, por duhet të jetë dera që hapet për të ndërtuar një të ardhme dinjitoze për të rinjtë e shkëlqyer që rriten në Shqipëri.”

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Auditore Ministria e Arsimit

Nga e njëjta kategori

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, plagosen tre persona

më shumë...

PS-PD bashkuan votat për projekt-rezolutën për integrimin në BE, Begaj: Akt i çmuar!

më shumë...

PS-PD votuan unanimisht projekt-rezolutën për integrimin në BE, Hoxha: Pjekuri politike dhe demokratike!

më shumë...

PS-PD votojnë me 114 vota projekt-rezolutën për integrimin në BE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:23

PD në zgjedhje apo votime? Mziu: Berisha...

10:14

“Goditja e mashtrimit kompjuterik dhe Call Center-ave”,...

10:09

Debatet brenda mazhorancës/ Muka: Nëse PS do...

10:07

Mziu: Ja çfarë thonë kolegët socialistë për...

10:03

Çfarë po ndodh brenda PS? Shkurti: Disa...

9:48

“Mos më bëj avokatin ti”, debat i...

9:31

PS-PD rezolutë për integrimin, Kaziaj: S’është tregues...

9:22

“Më shumë i shërben PD”, gazetari minimizon...

9:22

Votat PS-PD për integrimin, Shkurti: Për çështje...

9:18

Bashkimi i votave për rezolutën për integrimin,...

8:50

“Negociatat me frymë bashkëpunimi”, Malaj: Mbyllja e...

8:35

U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron...

8:25

Rregullorja e re e Kuvendit, pikat ku...

8:24

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, plagosen...

8:15

Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni

8:00

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të...

7:24

Protesta masive në Kubë pas mungesës së...

7:15

Tajvani: Kina nuk na përfaqëson

6:40

Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon...

6:37

Paralajmërimi i fortë për Gazën: Ndarja e...

Më të klikuarat

  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • Hëna e Re e fundit e pranverës sjell lajme të forta, Meri Gj...
  • U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron jetë në spita...
  • Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni
  • U akuzua për ngacmim seksual nga 21-vjeçarja, Gjykata e Korç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.