Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 May 2026
Vizion fokus

PD në zgjedhje apo votime? Mziu: Berisha është i...

“Goditja e mashtrimit kompjuterik dhe Call Center-ave”, Lamallari: 84...

Debatet brenda mazhorancës/ Muka: Nëse PS do ishte në...

Mziu: Ja çfarë thonë kolegët socialistë për situatën brenda...

Çfarë po ndodh brenda PS? Shkurti: Disa të pakënaqur...

“Mos më bëj avokatin ti”, debat i ashpër mes...

PS-PD rezolutë për integrimin, Kaziaj: S’është tregues i rugëtimit...

“Më shumë i shërben PD”, gazetari minimizon rezolutën për...

Votat PS-PD për integrimin, Shkurti: Për çështje me interes...

Bashkimi i votave për rezolutën për integrimin, Mziu: Nuk...

Veliaj: Do ndërtojmë një çerdhe në Kamëz, kundërshtarët e lanë pa çerdhe

27 Shtator 18:52

Bashkia e Tiranës ka marrë mbështetjen nga ajo e Londrës për përballimin e pasojave të tërmetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori një telefonatë nga homologu i tij në Londër, Sadiq Kahn, i cili i shprehu mbështetjen maksimale për kapërcimin e këtij momenti.

 

Duke folur në mbledhjen e parë të Shoqatës për Autonominë Vendore, pas konstituimit të bashkive të reja, Veliaj theksoi se në këto momente, krahas bizneseve dhe ambasadave, edhe një numër i konsiderueshëm bashkish nga vende të ndryshme kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar për përballimin e situatës që u krijua si pasojë e tërmetit të javës së shkuar.

 

Ndërkaq, pas ndihmës së dhënë për Bashkinë e Durrësit për kapërcimin e situatës së tërmetit, Bashkia e Tiranës do të ndërtojë në Bashkinë Kamëz edhe një çerdhe të re. Në këtë mënyrë, plotësohet edhe një kërkesë e hershme e banorëve të Kamzës, të cilët për shumë e shumë vite ishin neglizhuar nga administrata e mëparshme.

 

“Ne si bashki, përpara se të kërkojmë solidaritet me të huajt, duhet të ofrojmë solidaritet me njëri-tjetrin; kjo është arsyeja pse akorduam një fond 200 milion për qytetin e Durrësit në përballimin e situatës me tërmetet, ndërkohë që kemi vendosur gjithashtu, që në buxhetin e ri, të fusim edhe një fond për të ndërtuar një çerdhe të re në qytetin e Kamzës. Është një nga të vetmet bashki që kundërshtarët tanë e kanë pasur prej vitesh, por bashki pa çerdhe”.

 

Veliaj përshëndeti vendimin e Bundestagut gjerman që i tha “Po” çeljes së negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë. Veliaj theksoi se ky hap është edhe një mundësi për njësitë vendore, ndërsa kërkoi prej bashkive që të rrisin kapacitetet për të përfituar përmes projekteve të ndryshme me BE-në.

 

“Lajmi i djeshëm i Bundestagut, që votoi në favor të integrimit të Shqipërisë, është një lajm i jashtëzakonshëm. Për ne është një mundësi e paimagjinueshme. Bashkitë e BE-së, gjysmën e stafit e kanë vetëm që shkruajnë projekte për Bruksel. Në momentin që zyrtarizohet dhe na hapet një derë, do të na duhet që në çdo Bashki të kemi zyra vetëm që shkruajnë projekte”.

 

Lidhur me strehimin, Veliaj theksoi e ka ardhur koha për decentralizimin dhe këtë kompetencë do e kenë bashkitë. Duke qenë 75-vjetori i Çlirimit, një nga porositë që u la në mbledhjen e Shoqatës për Autonominë Vendore ishte dhe përgatitja për ceremonitë festive dhe përkujtimore.

 

Gjatë kësaj mbledhje u bë pranimi i 14 bashkive të reja të cilat nga sot janë anëtare të Shoqatës së Autonomisë Vendore. Gjithashtu krerët e bashkive ranë dakord që të rakordojnë propozimet që do bëjnë sa i përket përgatitjes së projektbuxhetit të ri.

Posted Under:
Sociale
Tagged:
Çerdhe Kamzë Veliaj

Nga e njëjta kategori

Rikthehen reshjet e shiut, çfarë ndodh me motin ditën e premte

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e enjte

më shumë...

A po përjetojmë epidemi kokaine në Shqipëri? Mjekia këshillon prindërit: Si të kuptoni nëse fëmijët tuaj konsumojnë lëndë narkotike

më shumë...

Trondit ish-agjenti: Këshilltari i Ambasadës shqiptare në Gjermani është rus!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:23

PD në zgjedhje apo votime? Mziu: Berisha...

10:14

“Goditja e mashtrimit kompjuterik dhe Call Center-ave”,...

10:09

Debatet brenda mazhorancës/ Muka: Nëse PS do...

10:07

Mziu: Ja çfarë thonë kolegët socialistë për...

10:03

Çfarë po ndodh brenda PS? Shkurti: Disa...

9:48

“Mos më bëj avokatin ti”, debat i...

9:31

PS-PD rezolutë për integrimin, Kaziaj: S’është tregues...

9:22

“Më shumë i shërben PD”, gazetari minimizon...

9:22

Votat PS-PD për integrimin, Shkurti: Për çështje...

9:18

Bashkimi i votave për rezolutën për integrimin,...

8:50

“Negociatat me frymë bashkëpunimi”, Malaj: Mbyllja e...

8:35

U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron...

8:25

Rregullorja e re e Kuvendit, pikat ku...

8:24

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, plagosen...

8:15

Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni

8:00

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të...

7:24

Protesta masive në Kubë pas mungesës së...

7:15

Tajvani: Kina nuk na përfaqëson

6:40

Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon...

6:37

Paralajmërimi i fortë për Gazën: Ndarja e...

Më të klikuarat

  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • Hëna e Re e fundit e pranverës sjell lajme të forta, Meri Gj...
  • U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron jetë në spita...
  • Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni
  • U akuzua për ngacmim seksual nga 21-vjeçarja, Gjykata e Korç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.