Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur masat kundër shpifjes duke argumentuar se ne shumicën e vendeve te Bashkimit Europian ata qe shpifin dënohen me burg. Ne një postim ne rrjetet sociale Rama ka përsëritur vendosmërinë për ti shkuar deri ne fund këtij aksioni.
“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova,s’meritojnë as 1 supë burgu, ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja.”
Shkruan shefi i ekzekutivit ne postimin e tij.




