Familjarët e 56 vjecares Ervehe Dedej e cila humbi jetën teksa ndodhej e shtruar në urgjencën e Durrësit kanë akuzuar mjekët për neglizhencë. Vëllai i të ndjerës Albert Dedej, hodhi akuza të forta ndaj mjekëve të urgjencës. Ai pretendon se bluzat e bardha nuk kanë kryer detyrën e tyre dhe për pasojë motra e tij ka ndërruar jetë. Dedej sqaron se 56-vjeçarja kishte shkuar në urgjencë pasi kishte konsumuar një sasi medikamentesh, por pavarësisht gjendjes për tre orë nuk është vizituar nga mjekët.
Menjeherë pas denoncimit publik ka reaguar edhe spitali i Durresit. Në një komunikatë për mediat, ata hedhin poshtë pretendimet e familjarëve për neglizhencë. Në reagim thuhet se 56-vjeçares i është dhënë ndihma e parë nga mjekët, ndërsa mbetet në pritje të pergjigjes së ekspetizës mjekoligjore për të konfirmuar shkakun e vdekjes së 56-vjeçares.





