Një kamion ka marrë flakë në ecje sot në Fier.
Sipas raportimeve të para nga terreni, kamioni ka qenë duke lëvizur në aksin Fier-Levan kur papritur është mbuluar nga flakët.
Rruga u bllokua pasi flakët mund të rrezikonin dhe mjetet e tjera.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që shuan flakët.
Mësohet se nuk ka viktima dhe se shoferi ka zbritur menjëherë sapo ka parë flakët.





