Instagrami është ai që na njeh me trendet më të fundit të veshjeve, aksesorëve, grimit, flokëve etj. Një prej trendeve që presim me padurim çdo verë, përveç rrobave të banjës, është ai i kamerdareve. Çdo vit kemi parë trende të ndryshme si flamingo, dounts, flutura, pizza, mjellma etj.



Këtë vit një trend i ri, që është sa interesant aq edhe i frikshëm, po bën namin në internet. Kamerdarja arkivol është risia e këtij viti dhe të gjithë kanë mbetur të shokuar.
Një kamerdare ngjyrë rozë, në formën e arkivolit, madje edhe me kapak, është ajo që ndoshta do të shohim këtë vit në plazh. Fotot e kamerdares po qarkullojnë në Instagram, por (fatmirësisht) ende nuk ka dalë në shitje. Mendohet se çmimi i saj do të jetë 15.000 dollarë.








