Policia e Korçës deklaroi se ditët e fundit është ulur numri i vjedhjeve në këtë qytet.
Sipas burime nga policia mësohet se ulja e vjedhjeve muajin e fundit ka ardhur pas një ndjekje më të përgjegjëshme për të gjitha rastet me qëllim që të shkohet sa më parë tek autorët.
Nga ana tjetër shtimi i numrit të specialistëve të krimeve nga katër që ka qënë deri para një muaji në 13 që rezulton të jetë tani, ka bërë të mundur minimizimin e rasteve të vjedhjeve që ishin kthyer në shqetësim kohët e fundit në juglindje të vendit.
Shtimi i këtij numri specialistësh ka bërë të mundur që policia të shkojë sa më pranë komunitetit duke u njohur kështu më shumë me zonën dhe rastet por dhe problemet e tjera të hasura kryesisht në fshatra turistikë të qarkut juglindor.
Raste të tilla në zonat turistike janë shënuar kryesisht në banesat e banorëve jo rezidentë por edhe të atyre që jetojnë e punojnë në emigracion.





