E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ulet numri i vjedhjeve në Korçë

Policia e Korçës deklaroi se ditët e fundit është ulur numri i vjedhjeve në këtë qytet.

 

Sipas burime nga policia mësohet se ulja e vjedhjeve muajin e fundit ka ardhur pas një ndjekje më të përgjegjëshme për të gjitha rastet me qëllim që të shkohet sa më parë tek autorët.

 

Reklamë

Nga ana tjetër shtimi i numrit të specialistëve të krimeve nga katër që ka qënë deri para një muaji në 13 që rezulton të jetë tani, ka bërë të mundur minimizimin e rasteve të vjedhjeve që ishin kthyer në shqetësim kohët e fundit në juglindje të vendit.

 

Shtimi i këtij numri specialistësh ka bërë të mundur që policia të shkojë sa më pranë komunitetit  duke u njohur kështu më shumë me zonën dhe rastet por dhe problemet e tjera të hasura kryesisht në fshatra turistikë të qarkut juglindor.

 

Raste të tilla në zonat turistike janë shënuar kryesisht në banesat e banorëve jo rezidentë por edhe të atyre që jetojnë e punojnë në emigracion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë