Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasinë e madhe te kanabisit që u gjet në Karaburun.
Sipas policisë, në aksionin e zhvilluar nga Delta Forcë janë sekuestruar ekzaktësisht 671 kg kanabis, dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: Benardo Nezhaj, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.

Në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit”, në gadishullin e Karaburunit u gjeten edhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.





