Për herë të parë, një meshë e shenjtë në Katedralen Ortodokse Shqiptare, “Ngjallja e Krishtit”, bashkëdrejtohet nga Patriarku i Rusisë Kirill dhe Kryepeshkopi Anastaj Janullatos.
Kjo është vizita e parë në Shqipëri dhe në historinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare të një Patriarku të të gjitha Rusive.
Vizitën në Tiranë, Patriarku Kirill e ka vlerësuar si pikënisjen e një epokë të re marrëdhëniesh mes dy kishave.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos, rikujtoi shndërrimin e Shqipërisë në një vend ateist, vendim i sanksionuar në Kushtetutën e vendit të asaj kohe. Por me ardhjen e pluralizmit politik pas vitit 1991, Kisha u ringjall.
Pjesë e vizitës në Shqipëri, janë edhe takimet me krerët më të lartë të shtetit. Patriarku Kirill u takua me Presidentin e Republikës Ilir Meta, ndërsa neser ai do te takohet edhe me kryeministrin Edi Rama.





