Arrestohet ne Kosove Kastriot Gjuzi, autori i dyshuar i vrasjes se Mario Majollarit në Tiranë pak dite me pare.
Gjuzi u kap gjate nje operacioni te përbashkët mes policisë kosovare dhe asaj shqiptare ne afërsi te kufirit. Ai po tentonte te kalonte ne Kosove përmes kufirit te gjelbër, por është diktuar nga policia. Kastriot Gjuzi u shpall ne kërkim per ekzekutimin me pistolete te Mario Majollarit ne Tirane, për gjakmarrje.
Gjuzi u hakmor per vrasjen e vëllait te tij nga babai i Majollarit, qe aktualisht vuan dënimin përjetë ne burg. Mario Majollari u qellua vetëm pak dite, pasi ishte kthyer nga Suedia, ku kishte kërkuar azil per shkak te frikës nga gjakmarrja. Por kërkesa e tij u refuzua nga autoritetet.





