Prishtina dhe Beogradi kanë përfunduar sot ditën e pare te negociatave ne Bruksel, ku është diskutuar për implementimin e marrëveshjes së lirisë së lëvizjes, drejtësisë dhe te tjera çështje te hapura midis dy vendeve.
Zëdhënësja e bashkimit evropian Maja Kociançiç tha se takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe të dyja palët konfirmuan gatishmërinë për të rifilluar diskutimet.
Ndërkohë takimi mes dy delegacioneve do te vazhdoje edhe gjate ditës se nesërme.
Kryetari i delegacionit te Kosovës, Avni Arifi beri te ditur se nuk do te ketë marrëveshje te reja mes Prishtinës dhe Beogradit pa u zbatuar ne tërësi marrëveshjet e arritura me pare.





