5 minatorë mbeten te plagosur mëngjesin e kësaj të enjteje në brendësi të një galerie miniere në Klos.
Ngjarja ndodhi në një thellësi prej rreth 6.4 km: dy prej punëtorëve ranë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer.
Për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin aty. Të plagosurit janë: Ramazan Skordha, Qazim Likmeta, Shpetim Liçi, Bledar Hoxha dhe Klodian Mzhika.
Shokët e minatorëve kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve në sipërfaqe e më pas transportimin për ne spitalin e Burrelit.
Si pasoje e lëndimeve të marra, 2 prej tyre ndodhen në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 3 te tjerët janë sjelle ne Spitalin e Traumës ne Tirane per mjekim me te specializuar.
Vellai i njërit prej te plagosurve, shprehu pakënaqësi ndaj firmës private, që sipas tij, nuk u interesua për të plagosurit.
Grupi hetimor i cili mbërriti në vendin e ngjarjes bëri të ditur se shkak i aksidentit është bërë rrëshqitja e dheut dhe e gurëve si pasojë e forcës së shpërthimit. Ndërkohe ka reaguar edhe kompania qe shfrytëzon galerinë. Sipas saj, avaria ka ndodhur nga pakujdesia e dy punonjësve te cilët nuk kane zbatuar rregullat e sigurisë ne pune.





