Disa nga pedagoget e Universitetit te Tiranës kane zhvilluar një takim prej 2 ore e 30 minuta ne zyrën e ministres se arsimit Lindita Nikolla. Mësohet se diskutimi u përqendrua te ligji për arsimin e larte dhe pasojat qe janë krijuar nga zbatimi i tij. Pedagoget kërkuan ndryshime ne ligji pasi cenon lirinë akademike.
Dekani i fakultetit te histori-filologjisë Mark Marku tha se nëse ministria nuk i merr parasysh kërkesat e pedagogeve rruga e vetme mbeten protestat.
E kontaktuar nga Vizion Plus, ministria e arsimit theksoi se është ne pritje qe te gjitha kërkesat e pedagogeve te dorëzohen me shkrim ndërsa përgjigja përfundimtare do te jepet ne 10 mars.





