Por megjithe deklarimet e Kocias, Ministria e Punëve te Jashtme mohon te jete arritur një marrëveshje përfundimtare me Greqinë për kufirin detar.
Ne një reagim për mediat, Ministria sqaron se delimitimi i hapësirave detare është ne interes te te dy vendeve persa i përket përcaktimit përfundimtar te kufijve te ushtrimit te sovranitetit dhe te drejtave sovrane, po ashtu ne drejtim te shfrytëzimit ekonomik te tyre.
Zyra e Bushatit vëren se Gjykata Kushtetuese e rrezoi marrëveshjen e vitit 2009. Ndërkohë, qe nga viti 2013, palët kane kryer një sere diskutimesh për këtë çështje. Ne këto takime-thekson ministria-qëndrimi i palëkundur i palës shqiptare ka qene dhe mbetet lidhja e një marrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare, bazuar ne parimet e konventës për te drejtën e detit, praktiken ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm.
Sipas Ministrisë se Jashtme, ky qëndrim është dhe pika e nisjes për ekspertet qe do te negociojnë me palën greke për këtë çështje. Ndërkohë, ne zbatim te vendimit te Gjykatës Kushtetuese, do te ngrihet grupi i punës qe merr plotfuqinë tek presidenti e me pas nis diskutimet konkrete.




