Lideri i opozitës Basha ka pritur ne selinë e Partisë Demokratike ambasadoret. Mes diplomateve mungon ambasadorja e Be, Romana Vlahutin, e cila nuk është ftuar nga kreu i PD Basha as ne takimet qe ka zhvilluar gjate periudhës qe opozita ka qene ne proteste. Mësohet se ne takimin qe ka zgjatur rreth 2 ore, Basha i ka sqaruar ambasadoret me qëndrimin per situatën, si dhe me negociatat e zhvilluara mes tij dhe kryeministrit Rama.
Ndërkohë ambasadori amerikan Donal Lu është rikthyer rreth orës 15.30, në selinë e kryeministrisë për t’u takuar me kreun e qeverisë Edi Rama. Pak më vonë këtij takimi i është bashkuar edhe ambasadorja e bashkimit europian në Tiranë Romana Vlahutin.
Nuk bëhen të ditura se cilat janë pikat mbi të cilat po negociohet, por mësohet se temë e diskutimit ka qenë përpjekjet për të gjetur një kompromis mes mazhorancës dhe opozitës. Qëllimi është përfshirja PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet politike.





