Me 88 vota pro, mazhoranca ka miratuar e vetme ligjin e pare te reformës ne drejtësi, ligjin e vetingut; ndërkohe qe opozita u largua nga salla e seancave plenare, duke mos marre pjese ne votim. Ndryshe nga votimi i ndryshimeve Kushtetuese, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i kuvendit Ilir Meta, folen me te njëjtën gjuhe pro nevojës per miratimin sa me te shpejte te këtij ligji, pavarësisht pozicionit qe mbron opozita.
Edi Rama: Të votojmë këtë ligj kaq të rëndësishëm me bindjen që dhe një herë tjetër ne i bëmë të gjitha përpjekjet për të pasur konsensus. Por duke filluar të mësojmë hap pas hapi se nuk mund të ketë një konsensus alla shqiptarçe që i bie ndesh konsensusit me partneret tanë dhe miqtë tanë ndërkombëtarë në rrugën e integrimit në be. Integrimi në be nuk është një menu ku merr atë që të pëlqen dhe refuzon atë ndaj të cilës je alergjik. Është një menu që ose merret e gjitha ose nuk ka absolutisht asnjë vlerë të marrësh çfarë të pëlqen dhe të lësh çfarë nuk të pëlqen.
Por opozita reagoi ashpër ndaj këtij ligji, duke përsëritur se do te ndërmarre çdo nisem kushtetuese kundër tij, Dhe ish-kryeministri Sali Berisha e akuzoi mazhoracen se kërkon te minoje konsensusin e 21 korrikut mbi bazën e te cilit u ndryshua Kushtetuta.
Sali Berisha: Doni ta rrëzoni reformën? E rrëzoni shumë kollaj ne nuk tërhiqemi. Kë bërë dy vjet përpjekje, dhe më vjen keq që të flas kështu, por t’i kemi thyer turinjtë siç e kemi dashur dhe prap do të t’i thyejmë turinjtë.
Pas miratimit te ligjit te vetingut, kryeministri Rama ka deklaruar se nga ky moment, fillon një ere e re ne sistemin e drejtësisë. Parlamenti u mblodh ne seance te jashtëzakonshme me këmbënguljen e faktorit ndërkombëtar, i cili kërkoi qe te mos pritej nisja e sesionit te ri parlamentar, por brenda muajit gusht te miratohej ligji i vetingut për shkak te fondeve qe Brukseli ka vene ne dispozicion, por edhe per te pasur nje rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave nga Komisioni Europian. Procesi i vetingut është me i rëndësishmi per reformën ne drejtësi, per te pastruar nga sistemi gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar, duke parashikuar kontrollin e tyre per pastërtinë e figurës, per nivelin profesional, dhe per pasurinë. Gjithashtu, çdo anëtar apo drejtues i institucioneve te reja qe do te ngrihen ne kuadër te reformës ne drejtësi, do t’i nënshtrohet procesit te vetingut.
Mazhoranca miraton vetingun





