Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij në Patos.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas burimeve paraprake policore, dyshohet se i moshuari mund të ketë pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.





