Suedezët po votojnë të dielën në një garë të ngushtë zgjedhore, që mund të ndryshojë drejtimin politik të vendit.
Në garë janë blloku i djathtë, i udhëhequr nga kryeministri Ulf Kristersson, dhe blloku i qendrës së majtë, i udhëhequr nga liderja socialdemokrate Magdalena Andersson.
Sytë janë veçanërisht te Demokratët e Suedisë, parti e së djathtës ekstreme. Nëse Kristersson dhe aleatët e tij fitojnë, kjo parti mund të hyjë për herë të parë në qeveri.
Sondazhet i japin një avantazh të vogël kampit të majtë, por diferenca është ngushtuar gjatë ditëve të fundit dhe gara mbetet e hapur.
Kristersson kërkon një tjetër mandat dhe ka premtuar se do t’i përfshijë Demokratët e Suedisë në qeveri në rast fitoreje.
Në qendër të fushatës kanë qenë emigracioni, krimi dhe ekonomia. Qeveria thotë se politikat e saj kanë ndihmuar në uljen e emigracionit dhe luftën kundër bandave, ndërsa opozita e kritikon për politikat e ashpra ndaj emigrantëve.
Një fitore e Demokratëve të Suedisë do të ishte një zhvillim i rëndësishëm edhe për të djathtën ekstreme në Evropë, e cila ka fituar terren në disa vende vitet e fundit.





