Presidenti amerikan Donald Trump mohon se lufta me Iranin po rifillon, duke pretenduar se përshkallëzimi aktual do të përfundojë shpejt, ndërsa Washingtoni përpiqet të parandalojë rritjen e çmimeve të naftës.
“Unë nuk mendoj se do të rifillojë. Mendoj se do të jetë shumë e shpejtë. Ata goditën disa anije, dhe ne i goditëm ata shumë më fort. Çdo gjë që ndodh do të mbarojë shumë shpejt, dhe ne do ta bëjmë vetëm më të sigurt përfshirë për naftën”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në përfundim të samitit të NATO-s në Ankara, ndërsa shtoi se SHBA kanë arritur të nxjerrin sasi të mëdha nafte nga Ngushtica e Hormuzit që nga marrëveshja e mirëkuptimit me Iranin muajin e kaluar.
“Ne nuk po kërkojmë diçka afatgjatë”, theksoi Trump.
Trump përsëriti se negociatorët e tij ende po bisedojnë me Iranin, përpara se paradoksalisht të deklarojë: “Nuk jam i sigurt nëse dua të bëj një marrëveshje. Le ta mbarojmë punën”.





