Një aksident i rëndë detar është regjistruar këtë të hënë në Gjiri i Ksamilit.
Vizion Plus mëson se një mjet lundrues është përplasur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës.
Si pasojë e përplasjes, dyshohet se 20-vjeçari Albaino Kreçi ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës ndodhen në zonë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe verifikimin e bilancit të saktë të personave të përfshirë.





