Kostana ka arritur që të fitojë sfidën, duke çuar kështu në një televotim kokë më kokë Klevisën dhe Indrin.
3 fermerët duhet të kalonin disa topa pëmes ulluqeve në një vrimë. Më pas, duhet të rrëzonin birrilat. Kostana dhe Klevisa ishin “kokë më kokë”, por në fund ziles i ra Kostana.
Pas kësaj, Indri kërkoi largimin nga ferma, pa shkuar fare në televotim.
“Pa fyer e pa vënë në siklet asnjë, e kam menduar prej disa ditësh që dua të dal. Më shumë se kaq nuk kam çfarë të jap. Për mua është ok. Kam marrë maksimumin nga kjo eksperiencë”, tha Indri.
“Nuk do ta testosh veten në një televotim që do zgjasë pak minuta”, i tha moderatorja Arbana Osmani.
“Ok e provojmë”, shtoi Indri.





