Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 May 2026
Vizion fokus

Inteligjenca britanike: Rreth 500.000 ushtarë rusë janë vrarë në...

“Nuk do të ketë lehtësime”, Trump: Irani do të...

Përshkallëzohet konflikti me Hezbollahun, Izraeli urdhëron evakuimin e qytetit...

Shqiptari qëllon me armë zjarri pakistanezin në Athinë

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj: Test kryesor...

PD propozon ndryshimet në Statut, çfarë përfshin drafti

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me Iranin për...

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë që nga...

I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në...

Përshkallëzohet konflikti me Hezbollahun, Izraeli urdhëron evakuimin e qytetit libanez

27 Maj 21:31

Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e qytetit jugor libanez Tyre, pas një vale të re sulmesh ajrore që, sipas saj, kishin në shënjestër grupin e armatosur Hezbollah, të mbështetur nga Irani.

Ushtria u ka bërë thirrje banorëve të Tyre-së dhe zonave përreth që të largohen, duke deklaruar se është “e detyruar të veprojë me forcë”, pasi Hezbollah po shkel armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-të që ka hyrë në fuqi pesë javë më parë.

Ndërkohë, mediat libaneze raportojnë për sulme izraelite në jug të vendit dhe në Luginën lindore të Bekaa-s, ku në qytetin Choukine janë vrarë tre persona.

Hezbollah, i cili nga ana e tij akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit, ka deklaruar se po përballet me forcat izraelite në veri të lumit Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri.

Ky përshkallëzim vjen një ditë pasi kryeministri izraelit njoftoi zgjerimin e operacioneve tokësore, pas sulmeve me dronë nga Hezbollah ndaj trupave izraelite në jug të Libanit dhe civilëve në veri të Izraelit.

Situata rrezikon të prishë bisedimet që synojnë t’i japin fund konfliktit mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit. Irani këmbëngul që çdo marrëveshje duhet të përfshijë edhe Libanin, ndërsa Izraeli deklaron se ruan të drejtën të vazhdojë operacionet kundër Hezbollahut.

Libani u përfshi në luftë më 2 mars, kur Hezbollah lëshoi raketa drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje për një sulm izraelit që, sipas raportimeve, vrau liderin suprem të Iranit. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore dhe më pas me një ndërhyrje tokësore.

Që prej fillimit të armëpushimit më 16 prill, të dyja palët kanë vazhduar shkëmbimet e zjarrit, pavarësisht marrëveshjes së ndërmjetësuar.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Liban, të paktën 3 mijë e 213 persona janë vrarë që nga fillimi i luftës, ndërsa Izraeli raporton 23 ushtarë dhe katër civilë të vrarë në të njëjtën periudhë.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Izrael Liban Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Inteligjenca britanike: Rreth 500.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

më shumë...

“Nuk do të ketë lehtësime”, Trump: Irani do të heqë dorë nga uraniumi

më shumë...

Aksident në Vlorë, makina përplas 21-vjeçaren

më shumë...

Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në ngarkim, 34,263 individë përfitues

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:40

Inteligjenca britanike: Rreth 500.000 ushtarë rusë janë...

10:16

“Nuk do të ketë lehtësime”, Trump: Irani...

9:53

Aksident në Vlorë, makina përplas 21-vjeçaren

9:49

Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në...

9:31

Përshkallëzohet konflikti me Hezbollahun, Izraeli urdhëron evakuimin...

9:05

Shqiptari qëllon me armë zjarri pakistanezin në...

8:30

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj:...

7:48

PD propozon ndryshimet në Statut, çfarë përfshin...

7:40

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

7:23

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me...

7:03

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë...

6:56

Nga Lugina e Preshevës në Prishtinë, kongresmenët...

6:40

I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari...

6:33

Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të...

6:24

E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin...

6:05

Peskov: Presidenti Putin është i hapur për...

6:00

Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Teheranin:...

6:00

Operacioni shqiptaro-italian kundër grupit të pastrimit të...

5:48

Ndalimi i 7 drejtorëve të institucioneve serbe...

5:26

Tronditëse! Burri nga Kosova vret gruan shqiptare...

Më të klikuarat

  • E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen në lok...
  • U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton...
  • Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5 lekë, ja me sa...
  • Shqiptari në Greqi i ngacmoi seksualisht partneren, bullgari...
  • Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshime...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.