Kryeministri Edi Rama u takua të mërkurën në Seul me kryeministrin e Koresë së Jugut, Kim Min-seok, ku diskutuan forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, njoftoi zyra e kreut të qeverisë koreano-jugore.
Gjatë takimit, Kim vlerësoi interesin e Shqipërisë për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, duke theksuar se Shqipëria ka emëruar atë që konsiderohet ministri i parë në botë për Inteligjencën Artificiale. Ai shtoi se edhe Koreja e Jugut i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të AI dhe teknologjive të avancuara.
Ai përmendi gjithashtu faktin se Shqipëria ka emëruar atë që konsiderohet si “ministri i parë në botë për inteligjencën artificiale”. Fjala është për Diellën, ministren virtuale për Prokurimet Publike.
Nga ana e tij, Rama u shpreh se Koreja e Jugut është një burim frymëzimi për Shqipërinë sa i përket zhvillimit kombëtar. Ai tha se të dy vendet kanë ngjashmëri, pasi kanë kaluar vështirësi historike dhe kanë arritur zhvillim ekonomik e demokratik, pavarësisht distancës gjeografike.
Kryeministri shqiptar theksoi gjithashtu interesin e Shqipërisë për të zgjeruar bashkëpunimin me Korenë e Jugut në fushat e tregtisë, investimeve dhe inteligjencës artificiale.
Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Ramës në Seul, ku ai mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare.
/vizionplus.tv





