Liria e medias në Shqipëri mbetet ende një sfidë sipas ndërkombëtarëve. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, nga konferenca për rolin e Mediave në Evropën Juglindore e mbajtur në kryeqytet vuri theksin tek forcimi i transparencës si dhe rregullimet ligjore për mbrojtjen e gazetarëve.
“Janë marrë masa për përmirësimin e punës për gazetarët. Pronësia e mediat, transparenca, detyrimet, janë përmirësuar. Komuniteti i medias në Shqipëri është aktiv. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe ata të angazhohen. Nevojitet punë për të forcuar transparencën dhe mbrojtjen ligjore. Gazetarët duhet të punojnë në kushtet më të larta dhe brenda etikës. Prezence e OSBE do të vazhdojë të punojë më shumë për forcimin e rolit të gazetarëve”, tha ambasadori Michel Tarran.
Thaujse në të njëjtën linjë ishte edhe ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha i cili pranoi se teksa rregullimi ligjor është i mundur, implementimi është sfida e vërtetë.
“Ne kemi punuar ngushtë me BE-në për rregullimet ligjore sa i përket të drejtave të gazetarëve. Por, dua të jem i sinqertë rregullimet ligjore janë të rëndësishme por nuk janë të mjaftueshme. Implementimi i tyre në praktitë është ajo ç’ka duhet të ndodhë. Kjo nënkupton të pasurit një ambient ku gazetarët të raportojnë lirshëm, ku mediat e pavarura mund të përballojnë financiarisht outletet e tyre dhe ku transparenca dhe integriteti lulëzon”, tha ministri Hoxha.
Pjesë e panelit ishte dhe përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias, Jan Braathu vuri në dukje se liria e medias është e domosdoshme për demokracinë.





