Pas boom-it të investimeve në energjinë diellore në Europë, ka dalë në pah një shqetësim i ri: varësia e kontinentit nga teknologjia kineze. Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të rrezikojë sigurinë energjetike dhe furnizimin e kontinentit të vjetër me elektricitet.
Komisioni Europian ka vendosur të ndalojë financimin e pajisjeve diellore të prodhuara në Kinë, pas shqetësimeve se këto teknologji mund të paraqesin rrezik për rrjetin elektroenergjetik evropian dhe të shkaktojnë ndërprerje të mëdha energjie.
Fokusi i ndalimit janë inverterët solarë, pajisje që konvertojnë energjinë diellore në energji të përdorshme dhe shpesh janë të lidhur me internetin për mirëmbajtje ose përditësime nga distanca.
Ekspertët paralajmërojnë se, në skenarin më të keq, lidhjet e tilla mund të shfrytëzohen nga hakerë ose aktorë armiqësorë për të dëmtuar furnizimin me energji. Sipas të dhënave të grupit kërkimor Lum, gjatë vitit 2024 61 përqind e inverterëve të importuar në Europë vinin nga Kina.
Për ekspertët, kontrolli mbi vetëm 10 gigavat energjie të lidhur me këto inverterë do të mjaftonte për të shkaktuar çrregullime serioze në rrjetin europian. Këto janë arsye përset përse Brukseli po ndjek një politikë më të ashpër ndaj importeve kineze që mund të rrezikojnë sigurinë ose industrinë evropiane.
Pasi në mars, Komisioni Europian prezantoi Aktin për Përshpejtimin Industrial, për të mbështetur prodhimin evropian të teknologjive të gjelbra, duke përfshirë bateritë dhe automjetet elektrike, po rishikohet edhe Akti i Sigurisë Kibernetike, në mënyrë që të ofrojë për të dhënë kompetenca më të mëdha në kufizimin e kompanive kineze në infrastrukturën kritike.





