Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Starmer në prag të greminës? Kryeministri britanik përballet me revoltë në parti, rreth 80 deputetë laburistë kërkojnë dorëheqjen e tij

12 Maj 11:54

Një tjetër goditje politike ka tronditur qeverinë britanike të kryeministrit Keir Starmer, pasi ministrja për Decentralizimin, Fenë dhe Komunitetet, Miatta Fahnbulleh, dha dorëheqjen duke i kërkuar njëkohësisht largimin nga drejtimi i Partisë Laburiste. Në letrën e saj të publikuar në rrjetet sociale, ajo kritikoi ashpër qeverinë, duke theksuar se nuk arriti të përmbushte pritshmëritë e qytetarëve pas fitores në zgjedhje.

Fahnbulleh deklaroi se qeveria nuk veproi me “vizionin, shpejtësinë dhe ambicien” që kërkonte mandati për ndryshim, ndërsa shtoi se qytetarët britanikë nuk besojnë më se Starmer mund të udhëheqë vendin drejt reformave të nevojshme. Ajo i bëri thirrje kryeministrit të përcaktojë një afat për një “tranzicion të qetë” drejt një lidershipi të ri në parti.

Dorëheqja e saj vjen në një moment tensionesh të forta brenda Partisë Laburiste, pas humbjeve në zgjedhjet lokale dhe rritjes së mbështetjes për partinë e djathtë Reform UK të drejtuar nga Nigel Farage. Sipas mediave britanike, afro 80 deputetë laburistë kanë kërkuar tashmë largimin e Starmer nga posti i liderit.

Megjithatë, kryeministri britanik deklaroi gjatë mbledhjes së kabinetit se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. “Marr përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe për detyrimin për të sjellë ndryshimin që kemi premtuar”, u shpreh Starmer, duke shtuar se vendi pret që qeveria të vazhdojë punën dhe se procedurat për sfidimin e lidershipit të tij ende nuk janë aktivizuar.

Sipas raportimeve të gazetës The Telegraph, gjashtë ministra të kabinetit pritet t’i kërkojnë Starmer të largohet. Mes tyre përmenden ministrja e Brendshme Shabana Mahmood, ministri i Mbrojtjes John Healey dhe ministri i Energjisë Ed Miliband. Ndërkohë, disa ndihmësministra kanë dhënë dorëheqjen duke kërkuar hapur ndryshim në drejtimin e partisë.

Kriza po konsiderohet si një nga sfidat më të mëdha për qeverinë laburiste që nga ardhja në pushtet në vitin 2024. Kritikat ndaj Starmer janë shtuar për shkak të politikave të tij mbi emigracionin, ekonominë dhe kostot në rritje të jetesës, ndërsa shumë votues të majtë janë zhgënjyer nga drejtimi i qeverisë.

Ndërkohë, mediat britanike kanë nisur spekulimet për pasuesit e mundshëm të Starmer. Mes emrave më të përfolur janë ish-zëvendëskryeministrja Angela Rayner dhe ministri i Shëndetësisë Wes Streeting, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka kërkuar publikisht largimin e kryeministrit.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Keir Starmer Ministrja

Nga e njëjta kategori

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

më shumë...

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.