Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 May 2026
Vizion fokus

164 milionë euro nga plani i rritjes, Çano: Shqipëria,...

Berisha: Integrimi është bllokuar, Rama është përgjegjës pasi po...

Mickoski nderon dëshmorët, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në...

“Opozita, katastrofë ambulante”, Rama: Zgjedhjet vendore të rëndësishme, por...

“Hapat e fundit do jenë më të vështira”, Rama:...

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në muajin...

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të...

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, ofron garanci pasurore...

Pesë të plagosur nga sulmi rus në Ukrainë

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në muajin shkurt në Sarandë, shpallen në kërkim dy autorët (EMRAT)

10 Maj 12:30

Policia ka identifikuar 2 autorët që tentuan të vrisnin me eksploziv Mirash Gjikolën në shkurt të këtij viti në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol

Të dyshuarit janë identifikuar si Griseld Taullaj dhe Xhafer Bajo. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i një pune intensive hetimore nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol, pas provave të grumbulluara dhe informacioneve të siguruara, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasve:

G. T., 39 vjeç dhe Xh. B., 39 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin që drejtohej nga shtetasi M. Gj., 57 vjeç, me qëllim vrasjen e tij.

Strukturat e Policisë vijojnë punën intensive për lokalizimin, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

Përndjekja, një fenomen në rritje, sociologët: Ka ndikuar shumë komunikimi në rrjetet sociale 

më shumë...

164 milionë euro nga plani i rritjes, Çano: Shqipëria, e para në rajon në përmbushjen e reformave

më shumë...

Berisha: Integrimi është bllokuar, Rama është përgjegjës pasi po mbron Ballukun dhe korrupsionin

më shumë...

Mickoski nderon dëshmorët, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në Kallamas: Është koha për bashkim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:04

Përndjekja, një fenomen në rritje, sociologët: Ka...

2:57

164 milionë euro nga plani i rritjes,...

2:53

Berisha: Integrimi është bllokuar, Rama është përgjegjës...

2:48

Mickoski nderon dëshmorët, kryeministri i Maqedonisë së...

1:54

Maliq, mbi 300 hektarë nën ujë, femrerët...

1:16

“Opozita, katastrofë ambulante”, Rama: Zgjedhjet vendore të...

1:03

“Hapat e fundit do jenë më të...

12:30

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar...

12:28

Masa të reja kundër duhanit? Ekspertët: Të...

12:18

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në...

12:00

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka...

11:54

“8 vite me atë që mbaj kanë...

11:18

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, ofron...

11:04

Pesë të plagosur nga sulmi rus në...

10:42

Aksident me vdekje në Durrës

10:33

Protesta e PD, procedohen 6 persona, mes...

10:29

Shpërthim me tritol në Laç! Vendoset lënda...

9:53

“EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për...

9:39

Raporti i Komisionit Europian, Rama: Negociatat kanë...

9:22

6 përfitime shëndetësore të lëngjeve nga fruta-perimet...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me t...
  • I lidhur me Vanesën, por plane për të ardhmen më një tjetër...
  • Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata e papritur e menax...
  • Astrologu: Këto 3 shenja horoskopi do ta kenë jetën më të le...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.