Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
07 May 2026
Vizion fokus

“Minjtë hedhin valle te Pediatria e Lushnjës”, Korreshi kërkon...

“Njerëz në qeveri që s’duan ta bëjnë punën e...

“Nuk ka kthim mbrapa”, Rama: “Busulla” e shqiptarëve Bashkimi...

“Pushtetin e kishin të fortët e politikës”, Rama: Pas...

Kongresi Botëror i Ligjit zgjodhi Tiranën, Rama: Askush nuk...

PSG në finale, Rama batuta me ministrin francez të...

“E keni bërë të udhës të përjashtoni PD”, kërkesa...

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Kuvendi mban 1...

Turi “Punët e Shqipërisë”, Edi Rama mbledh drejtuesit e...

Irani shqyrton propozimin amerikan mes optimizmit dhe kërcënimeve nga...

“Kushte higjieno-sanitare të përshtatshme”, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan, AKU gjobit kompaninë e kateringut

7 Maj 10:01

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur masa administrative ndaj kompanisë së catering-ut SORI-AL, pas dyshimeve për helmimin e disa studentëve  në Akademinë e Sigurisë në Sauk.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet ku prodhohej dhe shpërndahej ushqimi, AKU konstatoi mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë, duke vendosur gjoba dhe bllokuar produkte ushqimore për analiza laboratorike.

Njoftimi i AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në funksion të informimit publik dhe transparencës bën me dije se, nëpërmjet një komunikimi ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk ka marrë informacion për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë kësaj akademie.

Menjëherë nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura Tiranë.

Sipas kontrollit të ushtruar të ambientet e kuzhinës së vendosur brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme.

Nga verifikimi në moment kontrolli rezulton që në këtë  ambient nuk kryhet proces gatimi, produktet vinin të gatshme catering nga subjekti SORI-AL, prodhuar në ambientet e kuzhinës së “Garnizoni Skënderbej”, Tiranë.

Më konkretisht në moment kontrolli u konstatua pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos i hapur gati për shërbim, nga të cilat u bllokuan 85.9. kg produkt dhe u mor mostër për analizim mikrobiologjik, që u dërguan pranë laboratorit të ISUV.

Për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj subjektit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë u krye kontroll edhe në ambientet e subjektit SORI-Al me adresë “Garnizoni Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, ku u konstatua se OBU nuk u gjet në proces pune pasi prodhimi kryhet në orare të caktuara.

Në subjekt nuk u konstatua produkt i gatshëm për konsum, pasi produktet e prodhuara shpërndahen menjëherë tek pikat kontraktuese.

Për qëllim të inspektimit në subjekt janë marrë mostra për produktet e konstatuara dhe më konkretisht djathë i bardhë lope, kos lope, vezë, sallam për analizim të ngarkesave mikrobiologjike të cilat u dërguan pranë laboratorit të ISUV.

U bllokua sasia gjendje prej 67.3 kg produkte,1350 kokrra vezë, dhe ndaj subjektit u vendos masa administrative me gjobë për mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë procesit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Posted Under:
Anash Vendi

Nga e njëjta kategori

56 studentë të Akademia e Sigurisë në spital, kjo është menuja që konsumuan para helmimit masiv

më shumë...

“Minjtë hedhin valle te Pediatria e Lushnjës”, Korreshi kërkon Evis Salën në Kuvend: S’po të thërrasim për pilaf

më shumë...

“Njerëz në qeveri që s’duan ta bëjnë punën e tyre”, Braçe lexon në Kuvend përgjigjen e ministrit: S’dua të bëj interpelancë me ty

më shumë...

“Nuk ka kthim mbrapa”, Rama: “Busulla” e shqiptarëve Bashkimi Evropian, pa BE-në nuk do të kishim drejtësi të pavarur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:41

56 studentë të Akademia e Sigurisë në...

11:36

“Minjtë hedhin valle te Pediatria e Lushnjës”,...

11:27

“Njerëz në qeveri që s’duan ta bëjnë...

11:22

“Nuk ka kthim mbrapa”, Rama: “Busulla” e...

11:16

“Pushtetin e kishin të fortët e politikës”,...

11:10

Kongresi Botëror i Ligjit zgjodhi Tiranën, Rama:...

10:58

PSG në finale, Rama batuta me ministrin...

10:43

Shqipëria mikpret Kongresin Botëror të Ligjit, Presidenti...

10:38

“E keni bërë të udhës të përjashtoni...

10:26

“Drejtësia nuk mund të jetë e fortë...

10:25

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

10:20

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Kuvendi...

10:01

“Kushte higjieno-sanitare të përshtatshme”, 56 studentë të...

9:55

Shoferi humb kontrollin, përmbyset kamioni në rrethrrotullimin...

9:48

Turi “Punët e Shqipërisë”, Edi Rama mbledh...

9:38

Helmimi në Akademinë e Sigurisë, reagon Policia:...

9:32

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë,...

9:18

“Një mundësi e re mund të vijë”,...

8:48

Irani shqyrton propozimin amerikan mes optimizmit dhe...

8:40

Rikthehen reshjet e shiut në disa zona,...

Më të klikuarat

  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Dënohet me vdekje korrieri që rrëmbeu dhe vrau 7-vjeçaren në...
  • Ndryshime në Qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministrja e Ekono...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.