Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 May 2026
Vizion fokus

Trafikoi 82 kg kokainë në Spanjë, arrestohet 30-vjeçari vlonjat,...

Turqia zbulon raketën e re balistike ndërkontinentale me një...

(VIDEO) Tigri “kockë e lëkurë” mezi qëndron në këmbë,...

SHBA dhe Irani drejt marrëveshjes? Trump pezullon përkohësisht operacionin...

Zjarri përfshin qendrën tregtare në Teheran, të paktën 8...

Trump thotë se do ta pezullojë operacionin për shoqërimin...

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon...

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir...

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk na duan,...

Mbi 20 pensionistë ende drejtorë në Policinë e Shtetit, s’ka kush i zëvendëson

6 Maj 10:19

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Live në mëngjes”, ka raportuar mbi situatën aktuale në Policinë e Shtetit dhe problematikat që, sipas ekspertëve, kanë lindur pas ndryshimeve të ligjit të Policisë së Shtetit të miratuar rreth dy vite më parë.

Sipas tij, ky ligj ka krijuar disa vështirësi në funksionimin e strukturave drejtuese, duke ndikuar si në zhvillimin e karrierës brenda radhëve të uniformave blu, ashtu edhe në plotësimin e posteve kyçe në nivelet më të larta të policisë.

Barkaj tha se aktualisht rreth 20 drejtues që kanë arritur moshën e pensionit vijojnë të qëndrojnë në detyrë, për shkak se mungojnë zëvendësues me grada ekuivalente që mund të marrin përsipër këto pozicione të rëndësishme. Kjo situatë, sipas tij, ka krijuar një ngërç në funksionimin normal të strukturave drejtuese, veçanërisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në këtë kuadër, pritet që gjatë muajit maj të nisin diskutimet për ndryshime të reja ligjore, me qëllim zhbllokimin e situatës dhe përmirësimin e funksionimit të strukturave drejtuese.

Esido Barkaj: Në fakt, ligji i Policisë i ndryshuar të paktën para dy ose tre vitesh duket se ka sjellë anomali në strukturën e uniformave blu, duke u bërë pengesë në zhvillimin e karrierës, por edhe duke krijuar shumë problematika sa i takon posteve kyçe dhe të rëndësishme në Policinë e Shtetit, veçanërisht në pozicionet drejtuese.

Aktualisht, janë rreth 20 persona të cilët kanë dalë në pension, por ende vijojnë të jenë në punë si drejtues të lartë në Policinë e Shtetit, për shkak se nuk mund të largohen nga vendet e tyre të punës.

Pra, ata nuk mund të largohen edhe pse kanë dalë në pension, pasi nuk ka persona të tjerë që t’i zëvendësojnë.

Në këto kushte, nëse këta persona largohen, nuk ka individë të tjerë me gradë ekuivalente për t’i zëvendësuar në këto pozicione kyçe, ku konkretisht bëhet fjalë për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, drejtoritë vendore kanë grada më të ulëta, me përjashtim të drejtorit që ndodhet në krye të policisë së qarkut.

Ekspertët e Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme kanë kërkuar ndryshime në ligjin e Policisë së Shtetit, i cili u ndryshua para dy vitesh dhe duket se ka dështuar, duke mos sjellë përfitimet e kërkuara. Kjo për shkak, le të themi, të ngërçit dhe të mbajtjes peng të strukturave të veçanta pranë Policisë së Shtetit, sa i takon pozicioneve me rëndësi të veçantë që mbahen nga drejtues të lartë.

Në këto kushte, pritet që brenda muajit maj të kërkohen këto ndryshime ligjore, për shkak të dështimit të ligjit aktual, i cili u premtua para dy vitesh si një ligj që do të vendoste në shina funksionimin dhe strukturat e policisë.

Në janar të vitit të ardhshëm pritet që disa emra të rëndësishëm të Policisë së Shtetit të lirohen nga detyra ose të dalin në pension, duke lënë vende vakante.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
Pension Policia e Shtetit

Nga e njëjta kategori

Trafikoi 82 kg kokainë në Spanjë, arrestohet 30-vjeçari vlonjat, pjesë e një grupi kriminal

më shumë...

Dy turistë ukrainas bien në greminë te “Guri i Lekës”, shpëtohen nga forcat e emergjencës dhe banorët

më shumë...

Gjyqi ndaj Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij paraqiten në GJKKO si dëshmitarë

më shumë...

Mijëra shkelje në 4 mujorin e parë të 2026! Shpejtësia mbetet shkaku kryesor i aksidenteve, Policia Rrugore masa shtesë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:38

Trafikoi 82 kg kokainë në Spanjë, arrestohet...

12:34

Borzilok supermarketi: truku i ekspertëve për ta...

12:11

Nis regjistrimi i emigrantëve, Haxhiu: Bëhuni pjesë...

11:44

Dy turistë ukrainas bien në greminë te...

11:28

Gjyqi ndaj Laert Haxhisë, Noziy dhe babai...

11:22

Mijëra shkelje në 4 mujorin e parë...

11:15

Turqia zbulon raketën e re balistike ndërkontinentale...

10:43

Siguri shëndetësore për pelegrinët, ministrja Sala: 24...

10:32

I jepet lamtumira Servet Pëllumbit, mbahen homazhe...

10:19

Mbi 20 pensionistë ende drejtorë në Policinë...

10:02

Shtyhet vendimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e...

9:51

(VIDEO) Tigri “kockë e lëkurë” mezi qëndron...

9:48

SHBA dhe Irani drejt marrëveshjes? Trump pezullon...

9:40

Zjarri përfshin qendrën tregtare në Teheran, të...

9:31

Shkodër/ Kokainë dhe lojëra fati në lokal,...

9:26

Trump thotë se do ta pezullojë operacionin...

8:37

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset...

8:27

Parashikimi i motit për ditën e sotme

8:12

“Mos neglizhoni shëndetin”, parashikimi i yjeve për...

11:02

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • E akuzonte për vdekjen e të birit 3 vite me parë, 54-vjeçari...
  • Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më çu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.