Kryeministri Edi Rama tha se në Tiranë, më 6 dhe 7 maj do të mbahet aktivitetin që pararend Kongresin Botëror të Ligjit, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në bashkëpunim me Shoqatën Botërore të juristëve.
Para nisjes drejt Yerevanit, Armeni për Samitin e Komunitetit Politik Europian, Rama u shpreh në rrjetet sociale se reforma në drejtësi nuk ka qenë një proces i lehtë, por ka kërkuar vullnet politik të hekurt, vendimmarrje të vështira dhe gatishmëri të jashtëzakonshme për ndryshime të thella.
Rama shtoi se ky proces është bërë i mundur dhe sot garantohet nga shumica parlamentare e Partisë Socialiste.
“Këtë javë Tirana do të kthehet në një pikë referimi për një nga temat më thelbësore për të ardhmen e vendit që është sundimi i ligjit. Më 6 dhe 7 maj do të presim aktivitetin që pararend Kongresin Botëror të Ligjit, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në bashkëpunim me Shoqatën Botërore të juristëve. Kongresi Botëror i Ligjit është një platformë e një niveli të lartë, nën patronazhin e Mbretit Felipe të Spanjës që mbledh liderë politikë, juristë dhe ekspertë ndërkombëtarë të fushës së drejtësisë.
Por, përtej rëndësisë së vetë këtij evenimenti, përzgjedhja e Shqipërisë si vend pritës për këtë platformë, lidhet drejtpërdrejtë me një vlerësim të lartë të reformës në drejtësi dhe me fazën ku ndodhet sot ky transformim i afirmuar.
Reforma në drejtësi nuk ka qenë një proces i lehtë. Ajo ka kërkuar vullnet politik të hekurt, vendimmarrje të vështira dhe gatishmëri të jashtëzakonshme për ndryshime të thella.
Ky proces është bërë i mundur dhe sot e gjithë ditën garantohet nga shumica parlamentare e Partisë Socialiste. Prandaj fakti që Shqipëria bëhet mikpritëse e një platforme të tillë globale për sundimin e ligjit është një motiv krenarie për të gjithë, por posaçërisht për ne, qeverinë e kësaj shumice!”, theksoi Rama.





