Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Gjakovë, gjatë ditës së shtunë.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për ngjarjen.





